Puthi për herë të parë dhe vdiç !

(AIK-Presheva Jonë)

 

Një histori e rrallë tragjike ndodhi në Angli, kur një e re 18-vjeçare vdiq nga emocionet e puthjes së saj të parë.

 

Pasi shumë takimesh, ndërsa çifti po shkëmbente puthjen e tij të parë, 18-vjeçarja u rrëzua papritur përtokë.

Djali thirri ambulancën dhe tentoi ta risillte në jetë nëpërmjet mesazhit kardiak, por të gjithë tentativat ishin të kota.

Ngjarja u regjistrua një vit më parë, por mjekët vonuan në gjetjen e një shpjegimi, pasi autopsia zbuloi se adoleshentja nuk kishte asnjë problem në trupin e saj.

Përfundimi i vetëm për stafin mjekësor, ishte një vdekje nga emocionet. Në fakt, pushimet e befta të zemrës janë të njohura, edhe pse të rralla, në rastet kur njeriu përballet me emocione shumë të forta.

Më parë, ishin njohur raste të njerëzve që kishin vdekur pasi ishin trembur papritmas, por kjo është hera e parë, të paktën e regjistruar, që një puthje shndërrohet fatale për një njeri.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni