Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur ngushllime për vdekjen e Kryetarit të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Jonuz Musliu, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jone”

Thaçi vlerësoi lartë kontributin e Musliut për avancimin e të drejtave politike dhe kombëtare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Më poshtë është postimi i plotë i Hashin Thaçit.

Me dhembje mora lajmin për vdekjen veprimtarit të shquar Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Jonuz Musliu dha një kontribut të vazhdueshëm për avancimin e të drejtave politike dhe kombëtare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Jonuz Musliu po ashtu dha kontribut në procesin e çlirimit të Kosovës.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Musliu. 

SHPËRNDAJE