PRESHEVË: Lamtumirë shkollës, por jo edhe provimeve pranuese

Nxënësit janë të detyruar që për regjistrim ti nënshtrohen provimeve kualifikuese nga lënda e gjuhës shqipe dhe ajo e matematikës pastaj bëhet rangimi i tyre në shkollat e mesme  qoftë në gjimnaz qoftë në shkollat teknike. Shikuar në tërësi , nga burimet e gajncisë sonë, kuptojmë se për të gjithë nxënësit ka vende të lira për ti vazhduar shkollimet e mesme.

Preshevë,16 qershor

 

Në Luginë të Preshevës ka mbaruar procesi edukativo arsimor për këtë vit shkollor me ç’rast rreth 7 mijë nxënës gjatë vitit  shkollor ka vijuar mësimin  në shkollat fillore të Preshevës,Bujanocit dhe Medvegjës.Tani nxënësit që kanë mbaruar mësimin fillore respektivisht shkollën fillore janë na ankth të nënshtrimit të provimeve kualifikuese për shkollat e mesme që është kushti kryesor për të mund të regjistrohen në këto shkolla sipas sistemit të paraparë arsimor. Nxënësit janë të detyruar që për regjistrim ti nënshtrohen provimeve kualifikuese nga lënda e gjuhës shqipe dhe ajo e matematikës pastaj bëhet rangimi i tyre në shkollat e mesme  qoftë në gjimnaz qoftë në shkollat teknike. Shikuar në tërësi , nga burimet e gajncisë sonë, kuptojmë se për të gjithë nxënësit ka vende të lira për ti vazhduar shkollimet e mesme. Ndërkaq,sa i përket testeve që ata duhet ti nënshtrohen ,janë të përgatitura në Beograd nga arsimtarë shqiptarë,por te nxënësit janë shfaqur një dozë dyshimi i mos përgatitjes profesionale të këtyre testeve,sepse janë evidentë një numër i konsiderueshëm i gabimeve dhe te nxënësit është shfaqur një lloj habie sepse pyetje nuk i përkasin çelësit të këtyre testeve,kuptohet në disa pyetje. Sido që të jetë,nxënësit do ti nënshtrohen testimeve për ta fituar të drejtën e regjistrimit në shkolla të mesme të rajonit të Luginës së Preshevës. a.i.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni