Bujanoc, 14 shtator –Ardhja e Ramush Haradinajt ne krye te Qeverise se Kosovës padyshim se ka gëzuar dhe është është mirëpritur nga lidershipi dhe popullata shqiptare edhe në Luginën e Preshevës, njhofton Agjencinë e Lajmeve “Presheva Jonë”.

Jonuz Musliu, kryetar i Lugines se Preshevës , njëherit drejtues i KKSH-së, ne nje interviste per agjencine e lajmeve “Presheva jonë” ka thënë se “eshte koha e fundit qe insitucionet e Kosovës te kene qasje me serioze me shqiptaret entik ne Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë..”

Presheva ka syte kah Haradinaj, me shprese se do te jete i vetmi kryeminister qe do te realizoje kerkesat e shqiptareve nga Lugina per ceshtjen e librave, diplomave..

“Ishte momenti dhe koha për ndryshime në Kosovë. Populli priste diçka të re. Kur Zvicra ndërron presdientët apo qeverinë për çdo vjet, prej nga Kosova ta ket këtë standrad të ketë një pushtet të përjetshëm si në kohën e ish-Jugosllavisë. Mbesim me shpresë se qeveria e re e Kosovës do të reflektojë pozitivisht edhe në avancimin e proceseve dhe realizimin e të drejtave tona kombëtare në Kosovën Lindore”, ka deklaruar Musliu për Agjencinë e Lajmeve “Presheva Jonë”.

“Shqiptaret, sidomos ne nga Lugina e Preshevës kemi mirpritur zgjedhjen e zotit Haradinajt për kryeministër. Hiç kontributin e tij për çlirim para lufte dhe për demokraci pas lufte, Haradinaj ishte kryeministri i parë që u interesua të këmbente përfaqesitë e Kosovës me Luginën. Kur Serbia ka ministrinë e vet për minoritete në Kosovë, pse edhe Lugina të mos e ketë një minsitër të vetin në Kosovë. Prandaj, ne kerkojmë nga kryeministri i ri i Kosovës zoti Haradinaj, që edhe Lugina e Preshevës në të ardhmen të ketë ndonje ministri apo konsulaten e vete ne Luginë, në Preshevë.. ”, ka pohuar Musliu.

Jam i bindur thellë se kontributi i kryeministrit Hradinaj, do të jetë edhe më i madh ndaj Luginës së Preshevës, i cili është njëri nga personalitetet e shquara politike e institucionale, që më së shumti i ka kontribuar Luginës ne forma te ndryshme dhe është lideri më i informuari për gjendjen e vështirë të shqiptarëve të këtij rajoni, ka thne z.Musliu duek shtuar se  “Haradinaj eshte nje copë e Kosoves Lindore i cili luftoi edhe ne trojet tona ne Luginë. Kur ai ishte në gjendje t’i ndihmojë Lugines ne luftë, sigurisht tash roli i tij ne paqe do të jet edhe më i madhë”

“Presheva ka syte kah Haradinaj, me shprese se do te jete i vetmi kryminister qe do te realizoje kerkesat e shqiptareve nga Lugina. Sipas Musliut mbetemi me shprese se kyrtmnistrit Haradinaj do te hape zyren, perfaqesine e Luginës në Kosovë, do te na sjelle tekstet e jo fjalë e premtime te kota sikur deri me tash nga ministrat e kryeministra e mehershme me mingesen e librave dhe diplomave..Nga Qeveria kosovare kerkojme jo vetme hapjene nje konsulate ne Bujaoc, por edhje mbështetje financiare hiq me shume se sa qeveria e Serbise per serbet e Kosovës.”  ak thne ne fund z. Jonuz Musliu, kryetar i KKSH.

 

SHPËRNDAJE