Policia e Tiranes i dorëzon Gjermanisë Said Azizin e Bujanocit

Said Azizi (65 vj.) nga Bujanoci, akuzohet se ka falsifikuar para në një vlerë totale prej 325.000 euro dhe në prill të vitit 2003 ka tentuar të kalojë këtë sasi eurosh për qarkullim në qytetin e Mynihut. Kapja për llogari të autoriteteve gjermane dhe ekstradimit i Said Azizit është meritë e bashke¨punimit të suksesshëm të  Interpol Tiranës me Interpolin gjraman 

 

Tiranë, 25 mars/ AIK-PreshevaJonë

Ekstradohet drejt Gjermanisë shtetasi serb Said Aziz, i akuzuar nga autoritetet gjermane për falsifikim parash. Ekstradimi i 65-vjeçarit nga Bujanoci, Said Azizi u krye sot nga Zyra Qendrore Kombëtare e Interpol Tiranës, ka njftuar se Policia e Shtetit bëri me dije se Said Azizi, i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane plot 8 vjet më parë, u arrestua nga policia shqiptare në pikën kufitare të Tushemishtit, në Pogradec, më 25 nëntor të 2010-ës.

Sikundër mësohet ishte gjykata e Mynihut në Gjermani, e cila lëshoi urdhrin e arrestit ndaj Said Azizit më 1 korrik 2003, me akuzën e falsifikimit të parave.

Ky 65-vjeçar, me shtetësi të Serbisë, nga Bujanoci, akuzohet se ka falsifikuar para në një vlerë totale prej 325.000 euro dhe në prill të vitit 2003 ka tentuar të kalojë këtë sasi eurosh për qarkullim në qytetin e Mynihut, por sasia e plotë e eurove u bllokua nga autoritetet gjermane. Kapja për llogari të autoriteteve gjermane dhe ekstradimit i Said Azizit është meritë e bashke¨punimit të suksesshëm të  Interpol Tiranës me Interpolin gjraman


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni