Poezia shqipe në Preshevë lindi me QERIM ARIFIN

Qerim Arifi u lind në Preshevë (në foto shtëpia e tij)  më 22 Shkurt 1946. Shkollimin fillor e kreu në Preshevë, kurse shkollën Normalen dhe Fakultetin Filozofik (Dega e gjuhës angleze ) në Universitetin e Prishtinës.

 

 

Ka punuar në arsim, por pjesën më të madhe të punës së vet e ka bërë si gazetar në revistën “Zëri i rinisë” në Prishtinë. Me poezi ka filluar të merret që nga rinia e hershme. Është marrë edhe me përkthime. Punimet e tij janë përkthyer edhe në gjuhë të huaja. Është i përfaqësuar në shumë antologji dhe libra me biografi të shkrimtarëve.
Vdiq në Ohër në vitin 1990.Tituj të veprave

 

 

  • “Kujtime” – 1970
  • “Nokturno” – 1983
  • “Mbyllur në urnë” – 1987
  • “Fatamorganë” – 1984
  • “Rekuiem për kalanë”- Preshevë, 1988

Përkthime

  • “Katër kuartetet” e Eliotit

Poezi:

(NE DHOMEN TIME S’KA AS PASTERTI AS SHENDET)

Qe një vjet e gjysmë më zihet fryma, marr pa hesape aminofilin

Të lutem shoku mjek, cili do të jesh intravenoz se më muskujt

Më janë shterruar e tash më duket sikur gjarpëri është duke më

Kafshuar e jo duke marrë injeksione. E ato nuk perfundojnë…

Po, perpos juve mjekeve, infermiereve dhe aromes së alkooloit

Në dhomën time nuk hyn tjeter kush. Mbetet te numëroj yjet në

Netët e pafund te qiellit të zi, kështu e mas vogëlsis time

Imzot! Ne dhomën time ka arome gazetash dhe sëmundje, çarçafët

Me gjak. Mbi to mund të peshtyj sa herë më mblidhet urea në fyt

Por, askush nuk vjen t’i heqë. Në dhomen time të blasfemuar

Nuk deshiron të hyje askush. Më thot: “a ende s’ke cofur imzot!”

(Kodra e Diellit, 1983)


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni