Pesë shqiptare e sulmojnë Shqipërinë, në emër të Zvicrës

Përfaqësuesja e Zvicrës do të paraqitet me pesë futbollistë shqiptarë kundër Shqipërisë në sfidën eliminatore për Botërorin 2014 që mbahet në Brazil.

Zvicra takohet me Shqipërinë më 11 shtator në Luzern.

Trajneri i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, ka publikuar të enjten listën me emrat e futbollistëve me të cilët do paraqitet për ndeshjet eliminatore kundër Sllovenisë dhe Shqipërisë. Me Slloveninë “helvetikët” takohen më shtatë shtator.

Ashtu si pritej, në listën e Hitzfeldit gjenden emrat e Valon Behramit, Blerim Xhemajlit, Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës e Admir Mehmedit.

Behrami, Shaqiri, Xhaka e Mehmedi kanë qenë titullarë për Zvicrën në miqësoren e fundit kundër Kroacisë, ndërsa Xhemajli u aktivizua në pjesën e dytë. Shaqiri e Xhaka ishin vlerësuar më të mirët në radhët e Zvicrës në miqësoren e luajtur në Split./ Tema


4 Komente

  1. Ylber Rexha, August 31, 2012:

    kosovar me mire

  2. linda, August 31, 2012:

    po kosovar, po edhe shqiptar ,sikur flasim te njeten gjuh apo jo?? gjithsesi asht per te ardh keq qe kto lojtar kaq te mir mos te lozin ne rradhet e kombtares shqiptare por kunder saj …shpresoj qe edhe kosova ne te ardhmen te kete nje skuader te saj kombtare ,athere do te jen 2 skuadra shqiptare 🙂

  3. Ro'Bert Kajnozi, August 31, 2012:

    Ju *ifsha rrop t’gjithve fis *irave gjithmon tradhetija na ka lene pas dore ne SHQIPTARVE..!!

  4. LUMI, August 31, 2012:

    po keta kosovaret sikur hiqen pATRIOT TE MEDHENJE MORE..????

Komentoni