PDK: Me taksat doganore goditen më së shumti shqiptarët e Kosovës Lindore

Lajmi se së shpejti do të aplikohen tarifat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, me pagesë, ka shokuar shqiptarët e Kosovës Lindore- thuhet në një reagim të Partisë Demokratike Kombëtare.

“Me këto tarifa pagesore goditen vetëm shqiptarët e Kosovës Lindore, ngaqë ata kanë nevojë të qarkullojnë mes kufijve Serbi-Kosovë, më shumë se sa serbët kosovarë. Në vend që Kosova për bashkëkombësit e vet të kujdeset që tua lehtësojë qarkullimin e lirë, ajo edhe më shumë i shtrëngon ata të integrohen në Serbi, madje edhe të asimilohen kombëtarisht. Si mund ta ruajnë shqiptarët e Kosovës Lindore identitetin, kur atyre u gjobiten paratë në emër të kalimit kufitar, për t’u takuar me të afërmit e tyre, për t’u shkolluar e për të zhvilluar biznes”, thuhet në reagimin e kësaj partive.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni