PD: PVD dhe satelitët e saj të dalin në zgjedhjet serbe, ne nuk dalim !

Pavarësishtë mungesës së një analize më të thelluar, PVD dhe satelitët e saj iu përgjigjën pozitivishtë thirrjes së Qeverisë serbe për dalje në zgjedhjet parlamentare edhe pse kjo Qeveri u bë vazhdimishtë e shurdhërt ndaj kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për demilitarizimin, që është edhe boshti i Marrëveshjes së Konçulit, kthimit të të dëbuarëve, të moszbatimit të amnestisë për pjesëtarët e ish-UÇPMB-së, revilatilizimin ekonomik dhe punësimin e shqiptarëve në organet shtetërore për të cilat vendoset në ministritë përkatëse qeveritare, konformë përqindjes së popullates shqiptare, thuhet në një komunikatë të Partisë Demokratike (PD) e nenshkruar nga kryetari i saj z.Nagim Arifi.

Bujanoc, 20 mars

Andaj ne nuk mundë ta kuptojmë “Deputetin aktual popullor” kur në njërën anë flet për dështimet e Qeverisë Serbe në zgjedhjen  e problemeve akute të Luginës së Preshevës, e ne anën tjetër nuk e ndalë  yrishin për të qenë pjesë e këtyre institucioneve shtetërore të cilat që nga viti 2001 nuk i kan zgjedhur problemt esencial  të shqiptarëve te Luginës së Preshevës, ndërsa përkundrazi në mënyra më perfide dhe të sofistikuara kanë ndihmuar spastrimin e heshtur  etnik të Luginës së Preshevës.

Shqiptarëve të Luginës së Preshevës ,kurrë më shumë se sot nuk iu është dashur një qendrim unik në raport me Qeverinë e Serbisë duke i mbrojtur interesat vitale të shqiptarëve të shprehura me Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, Platformës politike të vitit 2006 dhe të Deklaratës politike të marsit vitit 2012. Por çfar ndodhë ?-Riza Halimi kryetarë i PVD-së dhe deputet popullorë në vend të veprimit të unifikimit të faktorit shqiptar, ai e bën të kundërtën duke dobësuar këtë unitet, për t’i realizuar qëllimet e tija personale. Serbia deri më tash nuk ka bërë ligjin zgjedhorë për t’i mundësuar pakicave në teritorin e sajë të marrin pjesë në zgjedhje parlamentare në mënyre dinjitoze, sikur që e kanë serbët në Kosovë.
Andaj nisur nga të gjitha këto rrethana e konstatime dhe duke mos dashur të jemi pjesë e një zhgënjimi dhe gënjeshtre perfide politike që po e lansojnë kalorësit e një rruge pa krye, të udhëhequr nga Riza Halimi dhe satelitët e tij në Preshevë e Bujanoc, që fërkojnë duart në pritje të përfitimeve individuale e grupore pa marrë parasysh çmimin që duhet ta paguajnë qytetarët në këtë proces diskreditues për shqiptarët,

 

I FTOJMË të gjithë anëtarët e simpatizantët e PD e pse jo edhe gjithë popullatën shqiptare të bojkotojnë sa më masovikishtë zgjedhjet parlamentare ndërsa më fuqishëm se kurrë më parë t’i përgjigjen pozitivishtë zgjedhjeve lokale përmes të cilave edhe e kanë rastin që drejtpërdrejtë të ndikojnë që popullata të ketë një përfaqësim sa më të denjë në institucionet e pushtetit lokal.

 


1 Komente

  1. Lushi, March 21, 2012:

    Kur e ndryshove mendimin o Nagip aga. PARA CA DITESH TI KERKOJEN EDHE VOTEN E SERBEVE PER ZGJEDHJE PARLAMENTARE E TANI NA PASKE DAL ME NJE MENDIM KREJT TJETER,SIGURISHT SE E KE MATUR VETEN NE PESHORE EDHE NUK TA KA QITE PAZARI I TERRNOCIT ATE QE E KE MENDUAR.

Komentoni