Zef NDRECAJ

  Si mund të kuptohet që sot në Kosovë është i priveligjuar më shumë  Haxhi Merxha se sa katolikët shqiptarë të cilët u flijuan, dhanë jetën, luftuan krah për kah me vëllezërit shqiptarë muslimanë për të mbrojtur shkollat, luftuan bashkarisht për të mbrojtur kishat e xhamiat nga Serbia ?!

 

Lufta popullit shqiptar (pa dallim konfesioni), për çlirimin e atdheut të tyre është e hershme sa edhe vetë për përpjekjet e tyre  për këtë kauzë. Ndër shqiptarë, gjatë shekujve njihen shumë luftëra, kur ata luftonin dhe sakrifikonin jetën, familjen dhe tërë qenien e tyre për liri dhe çlirim kombëtar. Por, njihet edhe ajo kur ata për deri sa luftonin një pushtues (otoman), më ngadalë dinakërisht ato vende “të lira” pushtoheshin nga sllavo – malaziasit. Dhe, në vend se ato vende të gëzonin lirinë, ata luftonin  një zgjedhë të huaj dhe binin në tjetrën duke u vrarë   mizorisht nga pushtuesi tjetër. Pikënisjen më të zezë, trojet Ilire historikisht e përjetuam nga rënia e Bizantine, duke filluar që nga rënia e Konstatinopolit, ku me dobësimin e kësaj perandorie tradhtisht edhe tokat shqiptare i lëshoheshin, apo zëvendësoheshin nga sllavët, të cilët dalë nga dalë arritën ta pushtojnë po thuaj tërë Dardaninë. Por, kjo ndodhi edhe në historinë tonë të mëvonshme, Kryengritjes së Malësisë në krye me Dedë Gjo’ Lulin, Luftës së Parë Botërore, por, edhe asaj të Dytë, pas kapitullimit të Gjermanisë naziste dhe, pa dyshim gjatë kohës së Jugosllavisë komuniste.

Pra, edhe pse shqiptarët luftuan dhe derdhen gjak ta fitojnë lirinë, atë ua grabiti pushtuesi  tjetër, e, që, synimi  ishte i njëjtë për faqosjen dhe përfitimit të territoreve nga shqiptarët.

Por, kjo ishte nga pushtuesit, nga ata që ne si popull i quam armiq.

 

Por, kush ua grabit, kush ua uzurpon sot popullit tonë lirinë?

 

Pikëvështrimi i kësaj teme,  kësaj radhe nuk qëndrojnë pushtuesit, nga se nga asnjë këta pushtues nuk pritnim lirinë  për të cilën gjatë shekujve  derdhem gjak më shumë se çdo popull tjetër.

Sot në Shqipëri dhe Kosovë, ndonëse më shumë sakrificë kemi krijuar pushtetet, edhe pse pushtetet e derisotme që ne kishim ishin pothuajse gati më fatale se ato të pushtuesve. Ishin të tilla, sepse përjetoheshin (po ashtu edhe sot gati se njëjtë (!) po përjetohen), më rëndë, sepse vinin nga  soji i njëjtë, i gjuhës,  flamurit… (Plagën që ta shkakton yti të dhemb më shumë!).

Nisemi nga ai i fundit, nga ai regjimi i ideologjisë ekstreme diktatoriale enveriste në Shqipëri, i cili vrau dhe persekutoi  pa asnjë mëshirë dhe atë mizorisht pjesën më vitale të popullit të tij. Vrau dhe persekutoi, po atë kategori të atij populli  më idealist dhe me një vizion përparimtar proevropian, të cilët më shumë se  të gjithë të tjerët e   donin lirinë e këtij vendi.

Pra, ky pushtet  diktatorial vrau, burgosi, internoi dhe persekutoi  pjesën më intelektuale, më idealiste dhe më të arsimuar te popullit. Këtë nuk kishte arritur ta bënte asnjë pushtues që shkeli këto troje dhe asturku540 vite më parë, sepse asnjë pushtues nuk mund ta dinte kurrë atë, se ku qëndronte trungu, zjarri i pashuar kombëtar që këtij populli i jepte fuqi dhe që çdoherë e ngritët në këmbë.

Poi njëjti tmerr  mjerisht u jetësua në Kosovë pothuaj nga të njëjtit  pinjoll , që duke i shtuar edhe atë shovinist sllav, lau në gjak tërë  Kosovën dhe trojet shqiptare, duke i vrarë së pari ata që me armë në dorë luftonin për liri dhe më pas duke iu kthyer spastrimeve familjare. Kështu, duke filluar që nga Tivari dhe vrasjet e mëpastajme në Kosovë dhe trojet tjera sot jashtë trojeve amë, me qëllim të spastrimit etnik  u vranë, prenë, theren mbi 60 000 shqiptarë, ndërsa u burgosen dhe internuan me qindra mija të tjerë. Ndryshimi mes Shqipërisë dhe Kosovës atëherë të ndara përfundimisht qëndron vetëm në atë se shqiptarët e Shqipërisë burgoseshin dhe internoheshin mizorisht brenda Shqipërisë, ndërsa ata të Kosovës internoheshin edhe në Turqi. Ndryshim tjetër është edhe ai se në Shqipëri pikësynim ishin shqiptarët e konfesionit katolik të cilin pushtetarët donin me çdo kushte t’i zhduknin dhe nënshtronin, ndërsa në Kosovë kjo zbatohej në përgjithësi.

Mirëpo, tema ime bosht nuk i referohet kësaj, nuk i referohet as servilëve as vrasësve të asaj kohe dhe i referohet një pyetje të vetme.

 

Kushshkel, uzurpon dhe kush na vret lirinë?

 

Kësaj motoje, padyshim i shtohen edhe pyetje të tjera: kush po shkel sot mbi gjakun e dëshmoreve tanë?Kushi privon nga e drejta këta të vrarë  qe të quhen dëshmorë, nga e drejta që edhe këta ishin gjak yni që ranë për liri? Vallë, janë këta njerëz dhe këto familje ndërgjegjeje e jonë kombëtare e njerëzore.Kushprek sot në këto familje të shenjta të kombit?Kushi ndan këta dëshmorë në baza konfesionale, emra, apo në regjione.Kushndan sot vëllanë më vëlla të një gjaku që luftuan për të njëjtën liri, që ranë dhe u varrosen me një flamur, me një gjuhë me një grusht dhe, të tokës që i lindi  dhe jetës që të gjithë e deshën.

Këta dëshmorë, këta martirë dhe viktima të luftës të vrarë mizorisht nga pushtuesi dhe çetnikët serbë në shtëpitë e tyre,  në token e tyre, shumë nga ata të vrarë  dhe të prerë  mizorisht, të varrosur dhe prapë të rivarrosur po nga ai vrasës, që donte t’i fshinte gjurmët e krimit. Nuk i veçova për të krijuar një vijë demarkacioni në aspektin religjioz,  as racor e as regjional, nga se këta u vranë vetëm se ishin shqiptarë. Por, për të prezantuar një realitet që sot po ndodh e që historia kurrë nuk do t’ua fal. Nuk do t’ua fal historia, sepse ajo gjithherë flet më vonë.

Pushtuesi,  këta nuk i ndau as kur i vrau, as populli nuk i ndau në  asnjë lloj mënyrë, por i vendosi varr ashtu siç ishin vrarë, sepse në jetë kanë pasur ideale të përbashkëta, prandaj, ishte shumë racionale që edhe në varr të qëndrojnë të përbashkët. Familjet që pasuan (pa dallim feje), priten ditë dhe net eshtrat e të të  afërmve të tyre, ose ndonjë kumt për të ditur për fatin e tyre. Asnjërin nuk i riktheu së bashku edhe eshtrat e të vrarave munguan. Këtë lojë të makabre dhe ndytë e luajtiSerbiamu ajo që e vrau dhe me të vetmin qëllim që t’i vret dhe fyejë edhe këta që janë të gjallë.

Por këtë nuk e bëri vetëm ai që i vrau, këtë e bëjnë sot pushtetarët tanë ditë më ditë edhe dymbëdhjetë vjet të quajtur “liri”. E vura në thonjëza fjalën liri, sepse këto familje s’kanë liri, nga se pushtetarët tanë atyre ua uzurpuan atë, ata nuk njohin për dëshmorë, as familjet që i dhanë këta dëshmorë mbi gjakun e të cilëve ne sot gëzojmë lirinë, ata njohin vetëm pushtet.

S’është fjalë e lehtë që i vetmi njeri nga këto familje që ka vetëm qoftë një të vrarë, në zhgënjim, kuptohet në piedestalin e zhgënjimit të tij nga  realiteti i shndërruar sot, do thotë:     “ Mallkuar të qoftë Kosovë gjaku i im!” Meqenëse, edhe pse aspak nuk e ka ndjenjën e zhgënjimit, pse gjakun i ka falur vendlindjes/atdheut të tij, Kosovës. Mirëpo, një frazë e tillë e shprehur është shprehje që në ç’shkallë u  ka tëholluar substancën kombëtare  kësaj kategorie të njerëzve tanë, kjo shoqëri aktuale. Pra, është një shtytje tej mase që e detyron një njeri ta thotë këtë fjalë qoftë ai vetmi njeri. Dhe po e tha ketë ai që ka 16 të vrarë, apo atij që si mbeti fëmijë në vatër, atëherë kjo nëmë,  ky mallkim do të rëndojë aq sa kurrë si popull s’do të shohim dritë.

 

I bëj të ditur opinionit të gjerë shqiptar se këta heronj, dëshmorë, sot nga pushtetarët tanë mbeten të harruar; familjet e tyre të shkelura, të anashkaluar dhe edhe të nënçmuara.

Ua bëj të ditur këtyre pushtetarëve që sot kanë bërë qëndrueshmëri ekonomike, një kapital të madh dhe pallate, të cilët, po ashtu  janë verbuar mbas kolltukëve dhe lakmisë se këtu nuk do të kalojnë. Dëshmori është dëshmor kudo që ai vritet, kudo që ai prehet në tokën e tij dhe atë anë e kënd trojeve tona etnike. Dhe familjet që dhanë edhe të vetmin dëshmor janë nderi dhe dhimbja e  këtij kombi, ndërsa ato që sakrifikuan kaq shumë, si familja Dedaj në Guskë të Gjakovës janë të shenjta ashtu siç janë ato Jashari, Delija, Berisha, Ahmeti, Haradinaj, Ndrejaj e sa e sa tjera.

Pushtuesi mizor  ata i vrau, ndërsa pushtetarët tanë i vrasin prapë, duke i bërë të harruara edhe varret e tyre, kurrë pa e vizituar as të vetmen familje; kurrë pa e punësuar as ndihmuar asnjë familje të vetme, por edhe duke shkelur mbi këto familje në mënyrën më vulgare dhe më të pa ndërgjegjshme.

Unë bëj vetëm një pyetje: i kujt është ky shtet vallë? Në mos është pronësuar i tëri dhe drejtohet nga njerëz dhe forca  më të kompromentuar, edhe në aspektin kombëtar, po ashtu edhe në atë të korruptimit. Në mos luftuam që ky shtet te jetë shtet  turqish, serbësh, ciganësh? Këta kanë sot çdo të drejt dhe ne (një pjesë) që i takojmë  etnitetit të vërtetë shqiptar paskemi derdh gjak për ta, apo më kot!!!

Duhet të jem më i qartë qe ky shkrim mos të jetë komplot as politik dhe as me asnjë farë qëllimi tjetër që të nxit urrejtje fetare apo tjera, por është një realitet i turpshëm që sot zbaton politika aktuale në krye me Hashim Thaqin në Kosovë.

Ky është një realitet që ndodh më të vrarët por edhe të gjallët tanë, realitet që ndodh sot në Kosovë dhe këtij realiteti duhet t’i heqim maskën një herë e përgjithmonë. Se kjo ndodh sot në zemër te Kosovës dhe kjo lojë e rrezikshme ushtrohet kryesisht  dhe drejtpërdrejtë ndaj komunitetit katolik shqiptar kudo që ai shtrihet.

Ky komunitet sot është i shkelur, i përbuzur i anashkaluar në të gjitha segmentet e jetës. Dhe, thëne troç edhe pse këta u flijuan sikur çdo herë në histori, lufta e tyre u uzurpua nga matrapazët . Lirinë sot e gëzojnë më shumë romët, ashkalinjtë, dhe turqit. Nga ky komunitet s’ka  njeri as në Parlament dhe  askund tjetër në institucionet qendrore, ndërsa përkundrazi këtë privilegj  e kanë ashkalinjtë, boshnjakët dhe turqit, egjiptianët e te mos flasim për serbët. Kisha për ta bërë pyetje: sa i ka Haxhi Merxha të vrarë, të armatosur ka pasur anekënd Prishtinës por në an të serbit, që nga ta kem pasur edhe të plaçkitur edhe të vrarë.

Nga këta pushtetarë  komuniteti katolik me qellim është privuar nga e drejta  qoftë në një pozitë të vetme kyçe dhe kjo me të vetmin qëllim, që zëri i tyre të jetë i shuar, të jetë zë në qiell, zë eteri.

Ky komunitet është i zhveshur edhe ekonomikisht pa asnjë të vetmin njeri që do të kishte kapital që së paku ky ta mbajë veten e tij. Edhe ata njerëz që së paku kanë një biznes të vogël, ata janë të privuar edhe nga tenderët dhe punëmarrja, vetëm me qëllim që të diskriminohen dhe të zhbëhen.

Ky komunitet nuk kërkon lëmoshë as privilegj nga pushtetarët aktualë. Nuk luftoi të jetë shërbëtor ne vendin e tij, miro kërkon që lufta e tij të shpërblehet dhe të pranohet  në të gjitha instancat që ai e meriton. Ua bëj të ditur pushtetarëve që gjysma e tyre sot janë me “mjekër”, se ne nuk  jetojmë në enklava, ne jemi vëllezër për të gjithë ata që na pranojnë si të tillë, por jo për ata që ngrënë dhe shfrytëzojnë  bukën e Kosovës dhe aminin i bëjnë  Turqisë dhe Arabisë.

Këtë temë e shkruaj dhe për këtë edhe mbaj përgjegjësi si shqiptar, por edhe njeri. E shkruaj ta paraqes rrezikun dhe ta paralajmëroj çdo njeri që ka ndërgjegje, sepse nëse vazhdon kështu ky komunitet do të gjej rrugë dhe kjo mund të jetë fatale edhe për kombin që këtë nuk e don asnjë njeri. Ju bëj të ditur edhe atë se po u lëkunden rrënjët e këtij komuniteti, do të lëkundet mbarë pëllëmbë për pëllëmbë çdo dhe që ne e quajmë: shqiptar.

Edhe një herë dua të përsëris:  jemi të shkelur dhe nëpërkëmbur  nga pushtetarët e sotëm. Kërkojmë, që në radhë të parë të na respektohen së pari dëshmorët, heronjtë tanë, jo si katolik, por si shqiptar, sepse të tillë jemi dhe të tillë  vdesim. Mos shkelni mbi gjakun tuaj duke shikuar veten dhe bërë të tjerët vëllezër, që nuk u lidh as gjaku, as gjuha, as flamuri.

Ky komunitet është shkelur nga pushtetarët dhe assesi nga populli mazhorancë, i cili nga këta pushtetarë kanë zërin e ngulfatur, atij, edhe po t’i  flas zëri, nuk zgjon ndërgjegjen e këtyre uzurpatorëve të lirisë. Nuk e zgjon nga se ndërgjegjja atyre ju mungon. Ky përcaktim konfesional i ruajtur  mbi dy mijë shekuj, është identiteti ynë si popull por edhe në autoktoni.Pou shpërbë nga këto treva prapëseprapë, kuptohet se do të gjallohet edhe më tutje,  por pa etninë që sot e quajmë shqiptar, ashtu siç edhe lindem. Këta  ishim dhe do te mbesim pjesa me vitale , e këtij kombi.

Dhe, po qe  se këta pushtetarë sot nuk i thonë vetvetes: NDAL, do te jetë mjerimi më e madh në rrugën historike të këtij kombi.

SHPËRNDAJE