Ozil: David Villa shau fenë time

Mesut Ozil ka thënë se ai është i pafajshëm për incidentin mes tij dhe David Villas, i shkaktuar gjatë takimit të Superkupës spanjolle të mërkurën, incident ku u shkëmbyen dhe grushtat.

http://www.botasot.info/img/ozil_dua.jpgOzil thjeshtë u shpreh për gjermanen “Bild” se është i pafajshëm dhe se David Villa e ka fyer nga feja, ndaj ai reagoi.

“Unë jam i pa fajshëm, kjo mund të shihet në televizion. Kur kolegët janë sulmuar, unë kam tentuar të ndihmoj”, theksoi Ozil.

Turku me shtetësi gjermane shpjegoi nervozizmin ndaj goditjes së Vilës.

“Kurrë në jetën time, as në fushë e as jashtë saj, nuk jam përfshirë në një sherr të tillë. Këtë herë u përfshiva pasi David Villa fyeu fenë time. Këtë gjë nuk mund ta lejoja”.

Ozil shpjegon se para çdo takimi lexonte vargje nga Kur’ani. “Leximi i ajeteve kuranore me jep forcë. Në qoftë se nuk e bëj diçka të tillë, përfshihem nga një gjendje e keqe emocionale”, theksoi fantazisti i Realit të Madritit.

Nga ana tjetër shtypi spanjoll e mbron Villën dhe shprehet se ai nuk është një person që mund të fyejë Islamin, duke qenë se dhe tek Valencia dhe tek Barcelona ka luajtur me myslimanë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni