Ai më tutje ka potencuar në keto media se “mbështetja e Shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për Riza Halimin (PVD) dhe Rahmi Zulfiun (UDSH) të cilët janë për atë që “Lugina e Preshevës të mbetet pjesë e Serbisë” drastikisht po zvoglohet.

Presheve, 25 mars / AIK-Presheva Jonë

Njëri nga Komandantët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB)  njëherësh  nën-Kryetar i Kuvendit komunal të Preshevës Orhan Rexhepi, ka deklaruar JUGpress-in dhe  për FoNet-in e Beogradit dhe se “tashmë është e qartë që Bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit nuk do të jenë vetëm teknike dhe Gjithçka është duke shkuar në atë drejtim që ato të shëndrrohen në bisedime rreth gjërave të mëdha, përkatësisht rreth rregullimit të kufinjëve të rinjë në regjion” Z.Rexhepi pë rketo media ka konsideruar se rregullimi i kufinjëve në fillim do të zgjidhet mes Kosovës dhe Serbisë por pastaj shpejt do të zgjërohet edhe në regjion.
 

“Grupi Ndërkombëtar I Krizave tashmë ka filluar të ndryshojë qëndrimin  e vet për mosndryshimin e kufinjëve kur u prononcua për Autonomi  të Kosovës veriore. Në kontekst të kësaj Lugina e Preshevës patjetër duhet të bëhet pjesë e Kosovës, përkatësisht pjesë e Shqipërisë” ka nënvizura z.Orhan Rexhepi, kryetar i i LKSH-së
 

Në favor të këtij konstatimi, Orhan Rexhepi potencon Kartën e Kombeve të Bashkuara për të drejtën e popujve në Vetëvendosje, Konferencën e Helsinkit të vitit 1975 për ndryshimin e kufinjëve në mënyrë të qetë përmes bisedimeve, “përmirësimin” e Konferencës së Versajes të vitit 1919, Sondazhin e fundit të Galup International, siq thotë me kërkesën e Bashkimit Evropian, sipas të cilit Sondazh 75% e Shqiptarëve në gjith Ballkanin janë për bashkimin e trojeve të tyre në një Shtet si dhe Referendumin e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës në vitit 1992 për bashkangjitje e saj me Kosovën, por gjithashtu edhe Kryengritjen e UÇPMB-së në vitet 2000-2001.

 
Ai më tutje ka potencuar në keto media se “mbështetja e Shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për Riza Halimin (PVD) dhe Rahmi Zulfiun (UDSH) të cilët janë për atë që “Lugina e Preshevës të mbetet pjesë e Serbisë” drastikisht po zvoglohet. “Populli Shqiptar është ai që vendosë për gjërat e mëdha Historike që do të thotë se idetë tilla të tyre janë përfundimisht të tejkaluara” ka theksuar  në fund z.Orhan Rexhepi.

SHPËRNDAJE