OKB: Më se gjati jetojnë shqiptarët, se sa tjerët në ballkan

Sipas të dhënave të hulumtimit të Kombeve të Bashkuara(PNUD)  ku fklet mbi natalitetin dhe mortalitetin sot në botë, bë fjalë  edhe për  për të jetuarit mesatar të banorëve në Ballkanin Perëndimor, ku del se shqiptarët jetojnë më se gjati, kurse tjerët në ballkan më së shkurti
Gjenvë/UNO, 2 tetor
Në ambient familjar, e rrethuar nga djemtë e vajzat, nipërit e mbesat, stërnipërit dhe stërmbesat, lokja Zaide Hasani nga Haraçina e Maedonisë sot festoi 110 vjetorin.

Sipas të dhënave të këtij hulumtimi të PNUD  mosha mesatare te të jetuarit në Shqipëri është 76,4 vjet, ndërsa femrat jetojnë me gjatë se meshkujt – 79,7, respektivisht 73,4.

 

 

Në foto: Lokja Zaide Hasani nga Haraçina e Maedonisë sot festoi 110 vjetorin.

Më se shkurti në Ballkan jetojnë serbët, mesatarisht 74 vjet – meshkujt 71,8, kurse femrat 76,3 vjet.

Sipas analizave të cilat në bazë të raportit të OKB-së i ka përpiluar Analdolia, pas Shqipërisë, më se gjati jetojnë banorët e Kroacisë, mesatarisht 75,7 vjet.

Në Mal të Zi është 74,5 vjet, pastaj në Maqedoni 74,2 vjet.

Nga vendet tjera në rajonin e Evropës Juglindore, më se gjati jetojnë grekët me mesatare 79,5 vjet, pason Sllovenia me 77,9, Hungari me 73,3, Bullgaria me 73,0, Rumania me 72,5 dhe Turqia me mesatare prej 71,8 vjet.


1 Komente

  1. Sherifi Bekim, October 3, 2012:

    urime loke i befsh edhe 100 tjera

Komentoni