OBRADOVIC: NE LUGINEN E PRESHEVES, ABETARET E TIRANËS, DIPLOMAT E PRISHTINËS, PROBLEMET E BEOGRADIT

Ka deklaruar ministri serb i arsimit z. Zarko Obradovic në një intervistë dhënë agjencisë informative kombëtare « Presheva Jonë ». Sipas ministrit serb « jam optimist se edhe cështje e ngecur e mosnjohjes së diplomave të studentëve nga Lugina e Preshevës  do të rregullohet së shpejti në kuadër të bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës në Bruksell… »

Preshevë, 3 nëntor/ AIK-Presheva Jonë

Kurse, rreth Abetares unike për shqiptarët në ballkan siq e parashef  Tirana dhe Prishtina zyrtare, ministri Obradovic pohon për agjencinë “PJ” se « kjo është cështje e Shqipërisë dhe Kosovës cfarë bëjnë me tesktet e tyre, por një Abetare e tillë për cafrë flisni ju, për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës, duhet të bisedohet sërish mes Beogradit-Tiranës dhe KKSH..»

 

INTERVISTË ME ZARKO OBRADOVIC, MINISTËR I ARSIMIT DHE SHKENCËS NË REPUBLIKËN E SERBISË

Presheva Jonë : Z. Minsiter, këtyre ditve ne Bujanoc eshte hapur Fakukulteti Ekonomik, ku ligjeratat do te zhvillohen ne dy gjuhe, ate shqipe dhe serbe. Cka don të thote kjo per ju si ministër i arsimit ?

Ministri OBRADOVIC :  Po, në Bujanoc është hapur dega i Fakultetit Ekonomik të Suboticës ku mësime do të zhvillohen në gjuhen serbe dhe shqipe, ku do të ndjekin ligjërata për fillim  69 studentë, nga të cilët 40 janë të nacionalitetit shqiptar, ndërsa 29 serbë. Mësimi do të zhvillohet në gjuhën serbe dhe shqipe, andaj në vitin e parë pesë lëndë do të mësojnë në gjuhën shqipe dhe tri në gjuhën serbe. ligjëratat për studentët serbË dhe romë do të zhvillohen në gjuhën serbe, kurse për studentët shqiptarë 14 lëndë do të jenë në gjuhën shqipe. Ky proporcion, pastaj ndryshohet nga viti në vit dhe në vitin e katërt një lëndë mësohet në gjuhën shqipe ndërsa të gjitha lëndët tjera në gjuhën serbe. Qeveria financon edhe shkollimin e shqiptarëve nga jugu i Serbisë në Novi Sad për drejtime tjera arsimuese që nuk ekzistojnë në Medvegjë dhe Bujanoc.  Për formimin e kësaj paralele të fakultetit ekonomik nga Subotica në Bujanoc kanë një kontribuat të përbashkët Fakulteti Ekonomik nga Subotica, Universiteti Shtetërorë i Tetovës, Ministria e Arsimit dhe Shkencave, Trupi Koordinues i qeverisë serbe, Misioni i OSBE-së në Serbi si dhe qeveria e Krahinës së Vojvodinës natyrisht me anagazhimin e subjketve politike edhe në Bujanoc si nga Komuna ashtu edhe nga ana e KNSH. Vetë prania e kyretarëve të Bujanocit, Preshevës, përfaqësuesit e Këshuillit Nacional dhe subjkete tjera në ceremoninë e hapjes së ketij fakulteti  kuprohet qartë se ky fakultet i ri në Bujanoc është i pranueshëm nga të gjithë.  Siq e dini në hapjen solemne të pranishëm kanë qenë edhe ambasadorë të shteteve të akredituar në Beograd, Ministri  i pakicave, dekanë, rektorë, liderë të partive politike dhe studentë. Gjatë fjalimeve të tyre që të gjithë uruan njëzërit për hapjen e këtij fakulteti dhe suksese studentëve. Po ashtu ambasadorja e SHBA-ve zonja Warlick dhe britaniku Davenport, vlerësuan lartë punën që është bërë për këtë projekt. Andaj unë uroj të gjithë studentët dhe popullatën e kësaj ane sepse kjo ditë  për ta ishte një festë e madhe, sespe aty ku ka faklutete, shkolla, njerez akademik ai vedn eshte me persspektive të garantuar.

 

PAS PROTESTAVE NË PRESHEVË DHE BUJANOC ME PRETEKST PËR ARSIM, FSHIHEN KERKESA POLITIKE

Presheva Jonë : Po,  si qëndron gjendja  e arsimimit të Luginën e Preshevës, megjithse liderët në proetestat e fundit ne Preshevë e Bujanoc popullata nihet e diskriminuar dhe kanë ka shprehur indonjatë ndaj autoriteteve të Beogradit sa i përket arsimimit ne gjuhën amtare në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë…sidomos rreth teksteve te histotorisë, ku flasin për mungese të tyre apo censurë.. ?

Ministri OBRADOVIC : Nuk është bash ashtu, sepse Repulika e Serbisë konform standardeve dhe normave ndërkombëtare ju ka dhënë mjaft hapsirë të drejtave të minoriteve në avacnimin e zvhillimit arsimor , pra edhe atyre në Luginën e Preshevës. Pas protestave te shqiptarëve ne Bujanoc dhe Presheve gjoja per tekste shkollore, ne fakt ato protesta janet motivuar nga jashte me kërkesa politike. Merre me mend protestat, per shembull ne Presheve nisin me himnin shqiptare dhe me
valavitjen e flamujve të një shteti fqinj… Sa i përket teskteve të historisë që përmendët, t’ju kujtoj se Evropa me decenie të tëra është duke u përpjekur të dalin me një tekst të perbashkët të historisë, por ende nuk ja ka arritur dot. 

Presheva Jonë : Problemi tjeter i popullates, sidomos i studentëve shqiptare nga Luginsa e Preshvës që kanë mbaruar studimet në Universitetet e Republikës së Kosovës, është rreth mosnjohje së këtyre diplomave  nga qeveria juaj. Ku është halli këtu, kemi gjasa që Prishtina dhe Beogradi të merret vesh  për t’mos qenë studentët viktimë e fërkimeve politike mes Beogradit dhe Prishtinës ?

Ministri OBRADOVIC :  Siq e dini pas shpalljes së ashtuquajturës Republikës së Kosovës  nga isnitucionet e atjeshme në ekto diploma të studentëve është eliminuar mbishkrimin UNMIK duke zevendësuar atë me  « Republika e Kosovës » Ato diploma në fakt para shkurtit  të vitit 2008 ne i njihnim sepse ishin konform UNMIK-ut dhe rezolutës numër 1244 të KS të OKB-së. Dhe pas kesja date gjërat kanë ndryshuar me fajin e ashtuquajturës insitucione të Republikës së Kosovës dhe Metohisë në Prishtinë. Pra ky eshtë vetëm një demension  ku problemet e shkaktuar rreth këytre diploamave jane nga pala kosovare dhe jo nga ana jonë. E them me keqardhje s enjë pjesë të fajti e abrtin edhe vetë studentët, duke njohur problemet, unë di pse kanë shkuar të studiojnë në një rajon, ku diplomat e tyre do të jenë diskutabile duke vnënë në rrzik përspektivën e tyre. Prandaj, në këtë drejtim ne mund të themi  se për shkaqe tashmë të njohura, diplomat e Universitetit të Prishtinës nuk mund të pranohen në Serbi, pasi që qeveria jonë  nuk e njeh Republikën e Kosovës. Qytetarët e Serbisë të cilët kanë kryer fakultetet në Prishtinë nuk mund të llogarisin po ashtu se Serbia mund t’i pranojë. Por, po shtoj se jam optimist se drjetuesit e bisedimEve në Bruksell do të arrijnë një zgjidhje të favorshme për dy palët rreth këytre diplomave. Pa siq po e shifni në Luginën e Peshevës sot kemi Abetare nga Tirana, diploma nga Prishtina e për Beogradin po mbesin problemet…

OBRADOVIC : NJË BARRË TË FAJIT PËR MOSNJOHJEN E DIPLOMAVE PËRVEQ PRISHTINËS E KANË EDHE VETE STUDENTËT 

Presheva Jonë : Po, mirë bash këtu desh të vi,  ju në njëfarë mënyre z.ministër i hudhni  fajin edhe studentëve të Luginës pse paskan zgjedhur të studiojnë në Kosovë…Po ku të studiojnë ata, kur në vendlindjen e tyre nuk kanë universitet ?! Serbia  a s’ka fajë këtu se nuk i ka krijuar kushte këtyre qytetarëve, nëse i konsideron pjesëtarë te shteti të juaj, për t’i siguruar shkollim superior. Siq e dini në vitin e kaluar ishte hapur një fakultet ne Medvegje, sivjet këtu ne Bujanoc.. e nesër kush e di ku…A nuk do të ishte më mirë që të hapej nje Universitet për Luginën e Preshevës ?

Ministri OBRADOVIC:  Në shtetin tonë posedojmë ligjet për shkollimin  superior, themelimine universiteve… qoftë për qytetarët apo monoritet në vednin tonë. Universitet  nuk mund të themelojmë tash brenda një nate atje, nevoiten mjete, kushte dhe kohë. Po ashtu nevoiten edhe kuadro  që duhe t të ligjërojnë në gjuhn e  studentëve dhe vështirë do të ishte që për cdo ditë njerzit e kam fjalën tek profesorët të udhëtojnë nga Beogradi, Novi Sadi apo nga Tirana e Tetova për të ligjëruar  këtyre studentëve të universitetit siq e thuani ju. Unë sjam kundër hapjes së një universiteti në  Luginën e  Preshevës por, kushtet ende nuk janë pjekur, sepse në këtë drejtim nevoiten siq e thash kushtet, një buxhet i madh financiar, të gjendet lokaliteti, kuadro pastaj duhet bërë analiza, pastaj  duhet shikuar proporcionin e popullisë,  për cfare fakultete ka nevojë ato vise, interesimin e tyre e keshtu me radhë…Siq e dini ne kemi pasur telashe për të gjetur lokalitet për hapjen e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc e mos të flasim për univesritet.

 

Presheva Jonë : Sigurisht keni degjuar nga mediat se vitin e ardhshëm pritet që nxënësit shqiptarë në ballkan (Shqipëri, Kosovë..) do të mësojnë në një Abetare… Kjo Abetare do të mundëshet edhe nga shkollarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës edhe pse për momentin Lugina e Preshevës cështjen e Abetares e ka kryer, të mbështetur edhe nga qeveria shqiptare ?

Ministri OBRADOVIC :  Po, mirë, ato plane, projekte janë të tyre dhe  është punë e Shqipërisë dhe Kosovës cfarë bëjnë me tekstet e tyre, por ne në Serbi kemi ligjet tona dhe cdo tekst, sikur edhe Abetarja, duhet te kalojne nëpër duart tona, don me thënë me pëlqimin tonë apo të kemi marrëveshja me Tiranën dhe KNSH dhe autoritetet tjera lokale të Luginës..Sepse një gjë  e tillë është vepruar edhe me « bukvarin » tonë në Shqipëri për nxënësit tanë atje.  Jemi shtete dhe për hirë të fqinjësisë , duhet
rrespektuar ligjet e njëri-tjetrit apo jo. Për shembull Abetarja e fundit për shkollarët shqiptarë në Jug të Serbisë e përkrahur nga Tirana zyrtare dhe KKSH, ku ne bërë një ndërhyrje të vogël rreth një mjedisi gjoegrafik që kishte të bënte me Shqipërinë edhe pse teksti ju dedikohet nxënësve, qytetarëve në Republikën e Serbisë, interevnim ky ndoshta krejt i logjikshëm.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni