Nudo në skenën e MTV Europe Music Awards

Një person i panjohur ka dalë në skenën e spektaklit gjigant MTV Europe Music Awards në Belfast të Irlandës.

http://www.botasot.info/img/Europe-Music-Awards_.jpgNë momentin që ai ka mësyrë skenën, aty ishte aktorja e njohur Hayden Panettiere, e cila po prezantonte çmimin për Këngën më të Mirë.

Shikuesit thonë se incidenti ka qenë i parapërgatitur për të rritur publicitetin për aktivitetin.

Disa të tjerë u mërzitën pasi fjala ‘fuck’ e Selena Gomez u censurua, kurse personi në fjalë nuk u censurua.

Aktorja Panettiere ka shkëmbyer disa batuta me personin dhe ai është larguar.

Ai i tha aktores se është fansi i saj dhe ajo e ftoi për një pije.

Burri bëri shaka: ‘Do doja shumë, por nuk e kam celularin me vete’.

Më pas Panettiere prezantoi fituesen e çmimit Kënga më e Mirë.


Fituesja, Lady Gaga, doli në skenë dhe nuk harroi t’i japë një shpullë në të pasme aktores bukuroshe të Heroes.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni