Nga sot Presheva me bibliotekë me literaturë islame






Hapja e një librarie të tillë është mundësi e mirë për qytetarët preshevarë për ti pasuruar bibliotekat familjare me literaturë nga islami, ka deklaruar për Agjencinë tonë kombëtare “Presheva Jone” dhe RTP, kryetari i forumit rinorë islam z.Zejnulla Dauti.



Ardita BHELULI




Preshevë, 14 dhjetor (AIK-Presheva Jone)


Forumi rinorë islam ka hapur librari në Preshevë me literaturë të ndryshme islame dhe jo islame. Në këtë librari sipas kryetarit të forumit rinorë islam, Zejnulla Dauti librat janë të dedikuara për të gjitha grup moshat si lutjet e jetës, dua dhe jasin, rinia në islam, atllas i ilustruar i botës për fëmijë, grua në karvanin e thirrjes dhe të tjera. Librat në librarinë e Forumit rinorë islam janë nga autorë vendorë dhe me renome ndërkombëtare ndërsa çmimet janë simbolike. Hapja e një librarie të tillë është mundësi e mirë për qytetarët preshevarë për ti pasuruar bibliotekat familjare me literaturë nga islami, ka deklaruar për Agjencinë tonë kombëtare “Presheva Jone” dhe RTP, kryetari i forumit rinorë islam, Zejnulla Dauti.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni