NYT: Shaqiri e Cana mbrojnë flamuri e kuq, i pari me kryq të bardhë, i dyti me shqiponjë…

Zhurma e takimit mes Zvicrës dhe Shqipërisë në futboll ka mbërritur përtej Atlantikut. New York Times në seksionin e saj të sportit vendos theksin tek talentet kosovare të Zvicrës, që në pamundësi për të zgjedhur Kosovën, luajnë për të tjera ngjyra.

 

New York Times: Shaqiri e Cana mbrojnë flamuri e kuq, i pari me kryq të bardhë, i dyti me shqiponjë të zezë

Xherdan Shaqiri hyri në fushë për të mbrojtur flamurin e kuq me kryqin e bardhë kundër zemrës së tij dhe me tre simbole në këpucë, flamurin shqiptar, atë të shtetit të Kosovës dhe atë zviceran. U ndesh kundër identitetit të tij, përballë Shqipërisë, kapiteni i së cilës, Lorik Cana është gjithashtu nga Kosova, shkruan NYT.

Më tej, gazeta e famshme amerikane flet për prezencën e dy të tretave të lojtarëve me origjinë shqiptare, ndërsa në shkallët e stadiumit raporti shqiptarë-zviceranë ishte tre me një dhe përmend faktin që Shaqiri e Xhaka nuk kënduan himnin e Zvicrës.

NYT shkruan se 9 nga 22 futbollistët që zbritën në fushë atë mbrëmje të 11 shtatorit kishin vendlindje apo origjinën nga Kosova, ish-provinca jugosllave, banorët e së cilës janë shqiptarë etnikë, vijon prestigjozja amerikane.

Gazeta amerikane vlerëson si arritje lejimin e Kosovës të luajë ndeshje miqësore ndërkombëtare dhe duke përmendur fjalën e Presidentit të Federatës Kosovare të Futbollit, e cilëson atë si një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë.

Shkrimi mbyllet me përpjekjet e federatës kosovare të futbollit për njohje nga FIFA, megjithëse rregullorja e kësaj të fundit përjashton automatikisht njohjen e federatës së një shtetit, nëse ky i fundit nuk është anëtarësuar më parë në OKB./tch


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni