NJË PRESHEVË, NJË KOMB, NJË SHKOLLË – DY ABETARE ?!

Shkruan: AVNI JUSUFI

 

Abetaret tona apo Abetarja jonë ?! (sikur të kishte gojë sigurisht do të thoshte allahile më leni rehat…?!) Abetarja ka rënë në hallë më shumë me politkën , liderët se sa më fëmijët. Ajo, tashmë, së paku në Luginën e Preshevës, është bërëm mollë sherri, sikur është bërë problemi kryesor dhe më përçarës i personelit arsimorë shqiptar në Luginë të Preshevës. Tani,ky personel është vënë në sprovë të dhe në pozitë të palakmueshme në përdorimin e teksteve shkollore respektivisht në përdorimin e Abetares që të gjithë iu gëzuam kur doli nga shtypi. Shih për këtë,arsimtarët janë vënë në dilemë se cila Abetare të futet në shkolla te nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës,ajo për të cilën janë angazhuar institucionet e shqiptarëve të komunave të Preshevës dhe të Bujanocit që në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës kanë përkrahur Abetaren mbarëkombëtare,ose të përdorin Abetaren që në një mënyrë është modifikuar  me ndërhyrjen e pushtetit serb me ndihmën dhe sugjerimin e ambasadorit shqiptar në Beograd Qaushi. Këtë veprim të ambasadorit Qaushi e patën kundërshtuar disa nga  udhëheqësit politikë shqiptarë të Luginës së Preshevës,madje edhe me largimin e tij nga ky post,meqë kishte bërë gabim që ka intervenuar ndryshimin e përmbajtjes së kësaj Abetare që do të përdorej për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Në anën tjetër,disa nga partitë shqiptare në mënyrë të denjë kanë përkrahur dhe proklamuar hyrjen në përdorim të Abetares mbarëkombëtare e me të cilën do të punohej në Shqipëri,Kosovë,Maqedoni,Mal të Zi dhe në Luginë të Preshevës,e cila është vlerësuar si projekt kapital për shqiptarët  në përgjithësi. Tani personeli arsimor i Luginës së Preshevës është vënë në sprovë se cilën Abetare ta fusin në Përdorim,atë  gjithëkombëtare ose këtë Abetare të Këshillit Nacional të shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe shih për këtë,deri në momentet e pikrishme ende nuk dihet se cila Abetare do të përdoret në shkollat shqipe të këtij rajoni. Shtojmë,lidhur me këtë,se partitë politike që participojnë në Trupin Koordinues të Serbisë për këtë rajon dhe që kanë Këshillin Nacional,mbështesin Abetaren e modifikuar,ndërkaq të tjera që nuk marrin pjesë në punët e këtyre miniqeverive të Beogradit,kanë mendimin se Abetarja gjithëkombëtare duhet të përdoret në Luginë të Preshevës. Participuesit  shtetëror shqiptar kanë mbështetjen e tyre edhe të ministrit të Arsimit të Serbisë Obradoviq ,i cili në një deklaratë për media ka thënë, se citojmë “Po, mirë, ato plane, projekte janë të tyre dhe  është punë e Shqipërisë dhe Kosovës cfarë bëjnë me tekstet e tyre, por ne në Serbi kemi ligjet tona dhe cdo tekst, sikur edhe Abetarja, duhet të kalojnë nëpër duart tona, do me thënë të ekspertëve dhe me pëlqimin tonë si dhe mes ndërkombëtarëve, OSBE-së Tiranën si dhe  KKSH dhe autoritetet tjera lokale të Luginës..Sepse një gjë  e tillë është vepruar edhe me « bukvarin » tonë në Shqipëri për nxënësit tanë atje.  Jemi shtete dhe për hir të fqinjësisë , duhet respektuar ligjet e njëri-tjetrit apo jo. Për shembull Abetarja e fundit për shkollarët shqiptarë në Jug të Serbisë e përkrahur nga Tirana zyrtare dhe KKSH, ku ne bërë një ndërhyrje të vogël rreth një mjedisi gjeografik që kishte të bënte me Shqipërinë edhe pse teksti ju dedikohet nxënësve, qytetarëve në Republikën e Serbisë, intervenim ky ndoshta krejt i logjikshëm. ..”.

Mbetet që në një të ardhme të afërme të shihet se cila Abetare do të futet në përdorim dhe me siguri do të zgjidhet enigma e ashtuquajtur Abetare..a.i.

  • Mr.Erolli

    Ju lumtë z.Avni,shkrim i vërtetë gazetaresk!

  • xxx

    I nderuar Z. Avni Isufi je i papare me shkrimete e tua qe ua tregone shqiptqrve rastet dhe te vertetat qe rradhe kushe mund ti shohe, e keta qe jane kunder ty le te shkojne ne sheshe se me pare dorshkrime te gjuhese dhe letersise nuke kane. te fala nga Europa

  • Sara Ameti

    Shume e kisha pas nje pyetje per Benin a qysh do qe quhet :A i ke msu shkronjat ne shkoll fillore a veq lakna ke honger ose te ka vdek mesuesja ne klas te katert hahaha ?Se po shihet qe si ki dy lidhje me tru as me shkru nuk paske dit qaq qe tu paskan terru syt me urrejtje hahahaha mjerim .Normal qe nuk munden me perparu shqiptart deri sa ka njerz si ti kshtu qe flasin kot si ne pazar e as nuk din me i lidh shkronjat .
    Rrespekte arsimatar i nderuar per shkrimin dhe per ate qe jeni ,sigurisht qe nuk keni konkurenc e as nuk do te keni.
    Nga Sara ish nxenesja juaj

  • beni

    Jo bre vllavi jem nuk u kon qellimimi qe te kritikoj askend porse vetem ky shkrim nuk ju ka dasht z.Avniut se ai vet eshte gazetar ne revisten Nacional te cilin e finanson Trupi Koordinues e te cilin e boton KN, punon ne shkolle si arsimtar dhe e di shum mire se cfar libra duhet te perdoren neper shkolla te cilat i finanson qeveria e serbise. Dh se fundi gabim e ke shum kur abetaren te cilen e ka leju serbia ta vlersosh si te katranosur. Kjo ose nuk e ke pas ne dore e ske njohuri ose cac ki njohuri intelektuale.