Në Kosovë numri i popullsisë, po aq sa në kohën e Titos

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundoi ashtu siq përfundoi. Por kujt t’i i besohet: regjistruesve apo analizava nderkombetare me pohimet se nataliteti në Kosovë keto dy deceniet e fundit është më i madhi në Evropë ?! Ky proces i filluar më një prill dhe i paraparë të përfundojë më 15 të këtij muaji, ishte shtyrë në shtatë komuna të Kosovës për katër ditë për shkak të ankesave të qytetarëve se nuk ishin përfshirë në këtë proces. Zyrtarja për informim nga Enti i Statistikave të Kosovës, Majlinda Lulaj- Sinani thotë se shtyerja ka qenë e efektshme.
Regjistrimi i popullsisë ëshët vazhduar në shtatë komuna të Kosovës dhe kjo është bërë për arsye të të dhënave ose shënimve të raporteve që i kemi pasur nga komunat përkatëse thjesht për një jo mbulueshmëri mbase të mjaftueshme gjatë periudhës së paraparë deri më 15 prill. Konsiderojmë që kjo ka qenë e efektshme për arsye se në fakt është rritur edhe interesimi i qytetarëve gjatë kësaj periudhe, tha Lulaj-Sinani.
Ajo theksoi se ky proces është monitoruar edhe nga mekanizma të caktuar ndërkombëtar. Ndërsa sipas ligjit për regjistrimin e popullsisë të dhënat paraprake do të bëhen publike në muajin qershor ndërsa ato përfundimtare do të publikohen më 2013.
Bazuar në ligjin për regjistrimin e poullsisë Enti i Statistikave të Kosovës është institucioni kompetent i cili pas vërtetimit të saktësisë dhe validitetit të të dhënave do të ofrojë të dhënat preliminare më së largu deri më 30 qershor 2011. Rezultatet përfundimtare do të jepen në bazë të ligjit për regjistrimin e popullsisë parashihet të jepen deri në dhjetor të vitit 2013.
Në procesin e regjistrimit të popullsisë ekonomive familjare dhe banesave nuk janë përfshirë tri komunat në veri të Kosovës. Zyrtarë të Entit të Statistikave të Kosovës thanëse janë duke u bërë përgatitjet edhe për fillimin e regjistrimit për veriun e Kosovës, por nuk kanë dhënë detaje të tjera.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni