Në dhjetor mbahet tribunë shkencore me temën: “Dasma shqiptare në Preshevë dhe rrethinë, dikur dhe sot”

Në tribunë do të shqyrtohen dhe trajtohen aspekte të dasmës shqiptare në rajonin e Shkupit, Kumanovës, Gjilanit, Vitisë, Bujanocit, Medvegjës, Preshevës dhe gjetiu. 

 

NJOFTIM

 

 Shoqata për Trashëgimi dhe  Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në  Preshevë organizon  Tribunë Shkencore, me temë : “DASMA SHQIPTARE NË PRESHEVË DHE RRETHINË, DIKUR DHE SOT”. Në tribunë do të shqyrtohen dhe trajtohen aspekte të dasmës shqiptare në rajonin e Shkupit, Kumanovës, Gjilanit, Vitisë, Bujanocit, Medvegjës, Preshevës dhe gjetiu.

Tezat e temës :

1.Dasma shqiptare sipas ndarjes rajonale/Shkup, Kumanovë, Gjilan, Viti, Bujanoc, Medvegjë, Preshevë dhe më gjërë/

2.Histori e dasmës shqiptare

3.Lirika dhe epika e dasmës shqiptare

4.Muzika, Kënga dhe Vallja në dasmën shqiptare, dikur dhe sot

6.Organizimi i Festivalit Folklorik i Dasmës Shqiptare në Preshevë dhe rrethinë

7.Gjurmimi, evidentimi dhe regjistrimi i dasmës shqiptare në Preshevë dhe rrethinë

8.Dasma  shqiptare në mes të tradicionales dhe modernes

9.Vallet dhe këngët e burrave, të grave dhe të përziera në dasmën shqiptare

Kumtesa duhet të jete 4 faqe /për lexim 8-10 minuta/, ndërsa për botim 12-15 faqe, në rradhorin 12. Tribuna Shkencore do të organizohet dy/2/ ditë, më 23 dhe 24 dhjetor të vitit 2011. Të interesuarit kumtesat e tyre mund ta prezentojnë deri më 10 dhjetor 2011.

Për programin e Tribunës dhe informacione të tjera do të jemi në kontakt. Paraqitja e kumtesave elektronike bëhet në adresë : [email protected] [email protected]

Ose në adresën :

 

Shoqata për Trashëgimi dhe

Krijimtari Kulturore -SHTKK

Rr.Mara Llonça
r

bb/Biblioteka/

Preshevë – 17523


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni