Bujanoc, 23 maj -Manifestimi tradicional “Ditët e Komandant Lleshit” ka nisur sot ne Bujanoc për nderë të rënies heroike të Ridvan Qazimit-Komandant Lleshit dhe dëshmorëve të tjerë në konfliktin e vitit 2001 të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Në emër të këshillit organizativ  “Ditët e Komandant Lleshit”  i shaplli te hapura Mustafë Alishani falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe bëri edhe hapjen zyrtare të manifestimit si dhe shpalosi agjendën e përgatitur nga këshilli organizativ.

“Të nderuar moitra dhe vëllezer, familjare dhe bashkeluftetare te komandant Lleshit dhe pjesëmarrës tjere të këtij sot po shpallim të hapur manifestimin sipas agjendës së caktuar si dhe ju bëjë thirrje që ti përgjigjeni sa më masovikisht këtij manifestimi në nderë të 17 vjetorit të rënies së komandant Lleshit”, deklaroi Alishani.

Ky manifestim hiostorik “Ditët e Komandant Lleshit”  nisi me ej minut heshtje per koamndt Lleshin dhe demshrmote te UCPMB-së per te vazhduar me pas me nje orë letrare nga nxënësit shkollave shqiptare në komunën e Bujanocit të cilët recituan poezi me karakter kombëtarë.

Dita e parë e manifestimit u përmbyll me një monolog nga nxënësi i shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc kurse për recituesit u nda edhe nga një libër të dërguara nga Shqipëria.

Manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit” do të vazhdojë deri në përmbylljen me akademinë përkujtimore.

 

MANIFESTIMI TRADICIONAL “DITËT E KOMANDANT LLESHIT”

AGJENDA

23 Maj
11:00 – 12:30 Ora letrare – Shtëpia e Kulturës

24 Maj
13:00 Marshuta për te vendi I rënies së Komandant Lleshit – nisja bëhet nga Stadiumi i KF “Tërnocit”

15:00 Vizitë familjarëve të Komandant Lleshit

15:30 Vizitë muzeut

16:00 Ndeshja e futbollit

25 Maj
14:00 Homazhe te lapidari – vendosja e kurorave

15:00 Akademi përkujtimore – Salla e madhe e Shtëpisë së KulturësRésultat de recherche d'images pour "“Ditët e Komandant Lleshit”"

SHPËRNDAJE