Tenisti numër 2 i botës, Rafael Nadal do të jetë mbajtësi i flamurit të vendit të tij në ceremoninë hapëse të olimpiadës Londër 2012.

Nadal në konkurrencë me velistin Iker Martinez, mori shumicën e votave në komitetin olimpik. Tenisti iberik fitoi medaljen e artë në olimpiadën Pekin 2008 dhe është një nga favoritët për t’u ngjitur sërish në krye të podiumit britanik.

SHPËRNDAJE