Mustafa: PDK e ka në duar PTK-në

 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka kërkuar hapjen e LDK-së në mënyrë që të jetë e përgatitur për të fituar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ndërsa më vonë edhe në ato lokale dhe nacionale.

Duke folur para strukturave dhe aktivistëve të LDK-së në Gjilan, Mustafa tha se në pushtet nuk arrihet me retorikë të ashpër, me fjalë boshe dhe me djegie veturash, por me alternativë konkrete. Sipas tij, alternativa e LDK-së është projekti zhvillimor i vendit, punësimi, ndryshimet dhe reforma përparuese në arsim, shëndetësi dhe drejtësi. Duhet treguar qytetarit se cili është objektivi i LDK-së, ku dëshiron të arrijë, ç’do të bëhet për qytetarin, çfarë do t’i ofrohet atij ndrysh nga qeveria aktuale, theksoi Mustafa.

Ai tha se mbështet privatizimin e kompanive shtetërore, por është shprehur kundër ardhjes në pushtet me vlime sociale, me protesta apo demonstrata.

Konkretisht Mustafa theksoi se nuk janë të zëshëm rreth privatizimit të PTK-së, ngase nga dy të këqija po e heshtin një të keqe, duke shtuar se edhe ashtu PTK-ja është në duart e PDK-së dhe më mirë është që ajo të privatizohet sesa të furnizojë njerëzit e SHIK-ut e të Thaçit.

Sipas tij, pas privatizimit, partia në pushtet nuk do të ketë më nga kush të financohet. Mustafa ka kritikuar qeverinë aktuale dhe e cila, siç tha asgjë nuk ka bërë për 100 ditët e saj të parë. Për 100 ditë qeverisje, qeveria Thaçi nuk bëri asgjë, veçse u mor me veten dhe po vazhdon të merret me veten, theksoi Mustafa.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni