MUSTAFA: asnjë maturant nuk guxon të mbetet pa index, qoftë në Prishtinë apo Tiranë

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka premtuar se asnjë maturant nuk do të mbetet pa u regjistruar nëpër fakultete të Universitetit të Tiranës dhe Prishtinës. Këto deklarata zoti Mustafa i bëri pas takimit që ka realizuar sot me zëvendës ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Nehat Mustafa. Takimi në fjalë u realizua në propozim të ministrit të arsimit, shkencës dhe teknologjisë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramë Buja. Në këtë takim u diskutua për shqyrtimin e mundësive përmes të cilave Ministria e Arsimit mund të rris përfshirjen e numrit të studentëve nga Lugina e Preshevës në universitetet publike të Kosovës. Njeriu i parë i komunës ka shprehur shqetësimin ku për shkak të kuotave të pakta që u ndan për Luginën e Preshevës shumë nxënës mbetën pa u regjistruar edhe pse arritën pikët e nevojshme për regjistrim.

Zëvendësministri, Nehat Mustafa ka dhënë zotimet se Ministria e Arsimit do të bëjë të gjitha përpjekjet për sistemimin e të maturantëve të Preshevës në Universitetin e Prishtinës. Kurse maturantëve tanë u mbetet ditëve në vazhdim të përcjellin konkursin e dytë të shpallur në fakultetet e Universitetit të Prishtinës. Zëvendësministri, Nehat Mustafa në takimin e sotëm të përbashkët me kryetarin e komunës, Ragmi Mustafa ka theksuar se, Ministria e Arsimit është e gatshme të ndihmoj në të gjitha format e mundshme arsimin e lartë dhe atë para universitarë në Preshevë, duke ofruar trajnime në zhvillimin profesional të mësimdhënësve, shpërndarjen e teksteve shkollore për klasat e para, dhe klasat e tjera të arsimit fillorë. Ndërsa kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa nga ana e tij ka vlerësuar lartë kontributin e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në përkrahjen e vazhdueshme që po u jep të rinjve të Preshevës.(KosovaLindore)
 


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni