MINISTRI MAKOLLI të enjten e ardhshme në vizitë në Preshevë e Bujanoc

“Vizita ime në Luginën e Preshevës eshte me kerkesen time dhe ishte e planifikuar shumë më herët se letra e intelektualëve të Luginës dhe kjo gatishmëri për një vizitë të tillë i ka ardhur radha të realizohet në fund të kësaj jave, megjithëse kjo vizitë ishte e planifikuar të zhvillohej në nëntor por koencidoi me disa vizita në SHBA, pastaj qëlluan festat e fundit vitit dhe kështu me radhë…” deklaroi per agjencine informative  “Presheva Jone”  z.Ibrahim Makolli

 

 

 

Prishtinë 9 janar/ AIK-Presheva Jonë

 

Në fund të kësaj jave (te enjten dhe te premeten ) ministri i diasporës z.Ibrahim Makolli do t evizitoje shqipatrët e Lugines se Preshevës,  Rreth kësaj vizite të parë z.Makolli në Luginë i cili po thenë ‘’akullin’’ e vizitave të qeveritarëve kosovarë,ministri i diasporës i tha agjencisë Presheva Jonë se ‘’Kjo vizitë është në kuadër të programeve të qeverisë tonë për ti vizituar jo vetëm diasporën por edhe trojet tona etnike ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarë etnik jashtë kufijëve administrativ të Kosovës. Gjatë qëndrimit tim në Preshevë do të takohem me liderë si  Riza Halimin deputetin popullor kryetarin e Komunës së Preshevës z.Ragmi Mustafën, Galip Beqirin kryetarin e Këshillit Nacional Shqiptarë si dhe liderët e subjekteve tjera politike e shoqërore në rajon. Kjo vizitë do të jetë dyditore pasi qw të premtën do të vazhdojë në Bujanoc ku do të takohet me kryetarin e Bujanocit z.Shaip Kamberin dhe liderët tjerë atje. Qëllimi i kësaj vizite është që shkurt të njihemi për situatën ekonomike e politike të vëllezërve tanë në Luginë të Preshevës,si dhe (mos)avancimin e proceseve në trevat shqiptare aktualishtë në Serbi.  “Vizita ime në Luginën e Preshevës eshte me kerkesen time dhe ishte e planifikuar shumë më herët se letra e intelektualëve të Luginës dhe kjo gatishmëri për një vizitë të tillë i ka ardhur radha të realizohet në fund të kësaj jave, megjithëse kjo vizitë ishte e planifikuar të zhvillohej në nëntor por koencidoi me disa vizita në SHBA, pastaj qëlluan festat e fundit vitit dhe kështu me radhë…” deklaroi per agjencine informative  “Presheva Jone”  z.Ibrahim Makolli

 

 


4 Komente

  1. Preshevari, January 10, 2012:

    Bravo te qoft po duket kush nuk eshte i korruptum prej politikanve te kosoves ata hajnat as nuk viin me visitu po edhe frigohen jo se aty eshte vend is hqiptarve nuk eshte vend i serbeve mire se vjen Z. Makolli t elumte

  2. genci1(ish ushtarak i ucpmb-s), January 10, 2012:

    me viziten e minisrit makolli po i behet hije e zeze jo vetem lugines presheves por edhe qeveris se kosoves.po per qkaa ´?
    1.per shkak se lugina e presheves pik se pari nuk eshte diaspor dhe nuk ka nevoj ta vizitoj presheven nje minister i till,prandaj lideret e kosoves lindore duhet ta bllokojn kete vizite e cila do te reflektoj negativisht.
    2.eshte per qeverin e kosoves nje turp per shkak se dergoon nje minister te diaspores kur dihet se sa ministra ka kosova dhe me ket vizite nuk llogaritet si reciprocitet dhe as vizit anasjelltas sepse beogradi dergon president e kryeministra kurse prishtina dergon ministra te diaspores,vizit e cila eshte plotesisht diskriminuese dhe injoruese per kto troje etnike shqiptare.prandaj qytetaret e kosoves lindore (presheva,bujanovci dhe medvegja)ket vizit si legjitime do ta konsideronin vetem ateher kur luginen do ta vizitonin presidentja ose kryeministri

  3. Enver Nuhiu, January 11, 2012:

    Ushtari i UCPMB-se duhet ta kuptoje se nje minister eshte minister pavaresisht se cilen ministri e drejton. Eshte shume pak e rendesishme se minister i ciles ministri eshte ministri Makolli, e rendesishmja eshte vizita qe realizohet che sikurse e paska thene ai vizita ka te beje me bashkepunimin per aktivitetet per diasporen, e nga Kosova Lindore ka shume njerez qe jetojne ne diaspore. Vizita nuke shte as diskriminuese, as injoruese. Cdo shqiptar e din qe Kosova Lindore nuk eshte diaspore. Nuk e di pse e keni kete mllef keshtu.

  4. Dritoni_Cyrih, January 11, 2012:

    Duhet qe vizita e tille te jete nje motiv per vizita te tjera qe duhet te behen ne Luginen e Presheves e jo te thuhet qe nuk jane te nevojshme

Komentoni