“Vizita ime në Luginën e Preshevës eshte me kerkesen time dhe ishte e planifikuar shumë më herët se letra e intelektualëve të Luginës dhe kjo gatishmëri për një vizitë të tillë i ka ardhur radha të realizohet në fund të kësaj jave, megjithëse kjo vizitë ishte e planifikuar të zhvillohej në nëntor por koencidoi me disa vizita në SHBA, pastaj qëlluan festat e fundit vitit dhe kështu me radhë…” deklaroi per agjencine informative  “Presheva Jone”  z.Ibrahim Makolli

 

 

 

Prishtinë 9 janar/ AIK-Presheva Jonë

 

Në fund të kësaj jave (te enjten dhe te premeten ) ministri i diasporës z.Ibrahim Makolli do t evizitoje shqipatrët e Lugines se Preshevës,  Rreth kësaj vizite të parë z.Makolli në Luginë i cili po thenë ‘’akullin’’ e vizitave të qeveritarëve kosovarë,ministri i diasporës i tha agjencisë Presheva Jonë se ‘’Kjo vizitë është në kuadër të programeve të qeverisë tonë për ti vizituar jo vetëm diasporën por edhe trojet tona etnike ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarë etnik jashtë kufijëve administrativ të Kosovës. Gjatë qëndrimit tim në Preshevë do të takohem me liderë si  Riza Halimin deputetin popullor kryetarin e Komunës së Preshevës z.Ragmi Mustafën, Galip Beqirin kryetarin e Këshillit Nacional Shqiptarë si dhe liderët e subjekteve tjera politike e shoqërore në rajon. Kjo vizitë do të jetë dyditore pasi qw të premtën do të vazhdojë në Bujanoc ku do të takohet me kryetarin e Bujanocit z.Shaip Kamberin dhe liderët tjerë atje. Qëllimi i kësaj vizite është që shkurt të njihemi për situatën ekonomike e politike të vëllezërve tanë në Luginë të Preshevës,si dhe (mos)avancimin e proceseve në trevat shqiptare aktualishtë në Serbi.  “Vizita ime në Luginën e Preshevës eshte me kerkesen time dhe ishte e planifikuar shumë më herët se letra e intelektualëve të Luginës dhe kjo gatishmëri për një vizitë të tillë i ka ardhur radha të realizohet në fund të kësaj jave, megjithëse kjo vizitë ishte e planifikuar të zhvillohej në nëntor por koencidoi me disa vizita në SHBA, pastaj qëlluan festat e fundit vitit dhe kështu me radhë…” deklaroi per agjencine informative  “Presheva Jone”  z.Ibrahim Makolli

 

 

SHPËRNDAJE