Mijëra protestues në sheshin “Skenderbe”

(+ VIDEO) Mijëra protestues në sheshin “Skenderbe” në Bujanoc dënuan arrestimet dhe terrorin serbë

« Bujanocin do ta ruajmë »,  « Bujanoci është Kosovë Lindore », « Liri shiptarëve të Luginës”, “Poshtë regjimi i pasardhësve të Milloshevicit »…këto  ishin vetëm disa afishe dhe brohroitje që u dëgjuan e u panë në protestën e sotme gjithpopullore   në sheshin « Skenderbe » të Bujanocit .

 

Bujanoc (Kosovë Lindore), 5 maj

 

Dacici nuk e kurseu as familjen e komandant Lleshi,  për ta realizuar spastrimin etnik,  por kete kurr nuk do ta pranojne qytetaret e Lugines pasi qe Lugina ka edhe shume komandant Llesha tjere, tha z.Jonmuz Mulsiu kyretzar i Kuvendit të Komunës së Bujanocit para m ijëra qytetarëve  te cilet mbanin pllakata në  duar me mbishkrime « Dacici djali i Milloshi-stop diskriminimit »- ejt..

http://www.youtube.com/watch?v=Rcxelz896pk&feature=player_embedded

 

 

Ndërsa, kryetari Komunës së Buajncoit z.Shaip Kamberi në vazhdim ju drejtua masës  së tubuar në sheshin « Skendere »  duke pohura se « Ivica Dacic nuk e ka hesapin e mire, pasi qe shqiptari me dhune nuk sprapset por behet edhe me i bashkuar edhe më i fortë. Dacici dje perdori gjithqka pasi qe arrestoi edhe qytetare qe janë ne liste per këshilltarë, parandaj nga ketu u themi se te gjith jemi terroriste dhe le të vije e të na arrestoj të gjithëve , nëse mundet.. ».  Njëkohëssiht njeriu i parë i Bujanocit Shaip Kamberi para masës ka pohuar se do të alarmojë OSBE-në, OKB-në, BE-në dhe organizmat jeraë në Bruksel e Gjenevë për ndërhyrje ndërkombëtare në Luginë si masë preventime e dhunës serbe dhe pengimit të eskalimit të situatës në rajon.

 

 

Ndërsa z. Galip Beqiri nga KNSH e mori fjalën i cili pohoi se eksionet e fundit janë një  veprim shumë i eger i Ivica Dacicit, një luftë e pakompromisë që vështirë ta parashikojme se ku do të përfundoj… Në vazhdim fjalën e mori kryetari komunës së Preshvës z.Ragmi Mustafa në vazhdim duke dënuar arrestimet e djeshme në Bujanoc ai pohoi se « Nëse Beogradi ka vende per ku t’i fus 120. 000 shqiptaret e Lugines se Presheves le të urdheroj e te na arrestoj të gjthëve sënuk ekemi ndërmend të levïzim nga tokat tona… »

Kurse lideri i UDSH-së z. Rahmi Zulfiu thkesoi se me kete proteste dhe deklaratën e tre kuvedneve shqipatre  ne dëshmuam se nuk kemi ndermend te biem ne ndikim te kërcnimeve te Ivica Dacicit dhe se ne do te qendrojme ketu pergjithmone… »

 

Protesta e sotme në Bujanoc u ndoqë përvec nga forca tëmëdha policore dhe ushtarake në sheshe publike dhe të maskuara në corrsokake edhe nga përfaqësues të msioneve ndërkombëtare dhe amabsadëssë SHBa-së dhe botërore në Serbi dhe përfaqësues të shumta të mediave shqiptare, serbe dhe të huaja


1 Komente

  1. UQPMB, May 6, 2012:

    JU LUMTEN PER KET PROTEST PO MOS TE DALEN PROTESTA DERI NE LIRIMIN E SHQIPTARVE  UQPMB 

Komentoni