Me filozofi të presidentit Rugova dhe legjendës Haradinaj do të ndryshojë Kosova

AAK-ja e sheh Gjakovën si përcaktues të votës së fitores

 

Ukë Rugova, prijësi i listës “dr.Ibrahim Rugova” ka kujtuar fjalën popullore “bashkimi bën fuqinë” që siç u shpreh ishte edhe filizofia politike e presidentit Ibrahim Rugova dhe se më këtë bashkim në koalicion do të vie deri tek fitorja e koalicionit të AAK-së .”Ibrahim Rugova dhe Ramush Haradinaj lidhën marrëveshje për qeverisje të Kosovës në vitin 2004 dhe ne jemi dëshmitarë për të mirat që Kosovës i solli ai koalicion.

(AIK-Presheva jone)  / “Bota Sot”

Prishtine, 10 dhjetor

”Në Prizren e nisim fushatën për ta përmbyllur me fitore në Gjakovë, dhe atë fitore bindëse pasi Gjakova do të jetë kontribuesi kryesor i kësaj fitoreje” ka thënë Shala i cili në paraqitjen e tij të paktë ka përfunduar me kërkesën për votë se “jemi shumë të pakënaqur me këtë qeverisje dhe gjendjen e rëndë të familjeve tuaja dhe së bashku do ta ndryshojmë Kosovën për të mirë Kosovën e cila mund të arrihet duke e kthyer prapa në postin e kryeministrit Ramush Haradinaj”.  Votuesit gjakovarë janë votues potentë të cilët do të përcaktojnë fituesin në shkallë të Kosovës , i cili fitues do te jëtë koalicioni AAK, lista “dr.Ibrahim Rugova”, PSHDK dhe BD, ka thënë Blerim Shala, nënkryetar i parë i AAK-së në tubimin përmbyllës të këtij koalicioni i cili është mbajtur të premtën në Gjakovë. Tani jemi bërë bashkë edhe për katër vitet tjera për një jetë më të mirë të qytetarëve të Kosovës për t’ua rikthyer dinjitetin” është shprehur Ukë Rugova para elektoratit të shumtë dhe entuziastë në Gjakovë.Rugova ka shtuar se me kryeminstrin Ramush Haradinaj qytetarëve nuk u japim shumë premtime por punojmë shumë për ringjallje të ekonomisë në Gjakovë, për investime të huaja, për njohjen e Shoqërive Aksionare dhe premtimet për universitetin e Gjakovës do të realizohen. Ukë Rugova ka thënë se me koalicionin e AAK-së prioritet do të jetë liberalizimi i vizave, integrimi i Kosovës në BE dhe NATO, miqësia e përhershme me SHBA-të dhe se koalicioni do ta bëjë Kosovën shtet evropian ku do të sundojë rendi dhe ligji.Pal Lekaj, kryetar i komunës i mandatuar për dy herë rradhazi ka thënë se vota për AAK-në dhe aleatët do të jetë votë e rikthyer shumëfish për qytetarët e Kosovës, pasi siç u shpreh, ne kemi koalicion me qytetarët dhe investimi do të bëhet për ta.”Jo trubmetime , por kemi dëshmitë me udhëheqje në pushtetin qendror dhe në pushtetin local ashtu sikurse në shumë situate tjera të vështira kur e do vendi, kemi dëshmitë me emblemat kombëtare, strategun dr. Ibrahim Rugovën dhe legjendën Ramush Haradinaj” ka thënë Pal Lekaj për dy figurat lidere duke vazhduar më tej se “AAK-ja me koalicionistët kemi vision dhe se nuk dalim me hipnoza sepse nuk duam që popullin ta vëmë në gjumë, porse na prêt punë e madhe në jetësimin e vizionit tonë”. Gjatë fjalës së tij, Lekaj ka qenë kritik edhe ndaj injorimit që nga qendra i bëhet Gjakovës porse njiherit ka thënë se janë qytetarët ata të cilët i kanë mundësuar qeverisje në nivel duke u shprehur se “qeveria qendrore na refuzoi duke na lënë të vetëm porse ne nuk ishim vetëm pasi patëm aleancë me qytetarët të cilët me kontributet e tyre tatimore po ndihmojnë që t’ua kthejmë atyre me investime”.L;ekaj ka potencuar edhe koalicionin me PSHDK-në që tha se e nisëm së bashku në nivel local dhe se së bashku do të jenë edhe në nivelin qendor në krye me kryeministrin Ramush Haradinaj. Ngjashëm është shprehur edhe Janez Frrokaj,kryetar i BD të PSHDK-së në Gjakovë dhe kandidat për deputet që ka thënë se “këtë koalicion e nisën dr. Ibrahim Rugova dhe akadamik Mark Krasniqi dhe se në zgjedhjet e 12 dhjetorit do të fitojmë për ta kon fimuar Ramush Haradinajn kryeministër të vendit”.Më i ashpër në fjalor për qeverisjen në largim ishte Ardian Gjini që të pranishmëve të shumtë në palestren e sporteve u tha se “ nuk beson se dikush nga ju këtu mund të shohë të njëjtat fytyra edhe për katër vitet e ardhshme” dhe njëjtë kritik ka qenë edhe për, siç u shpreh ai, për blerjen e votës por duke thënë më tej se “e kotë është të blihet vota me të hollat e vjedhura prej qytetarëce dhe ju do të keni dy mundësi për tu votuar, ose për terrin dhe korrupsionin ose për mirëqenie, zhvillim ekonomik, punë e të tjera zhvillime”.Në emër të Mbretërisë Shqiptare ka përshëndetur legalisti Ekrem Spahiu ndërsa nënkryetari i Legalitetit, Sylejman Xhana ka thënë se ishin zgjedhje të parakohshme porse jot ë panevojshme për të mos thënë edhe të domosdoshme dhe që do sjellin njohje të reja për Kosovën.Në fund fare është prezentuar Daut Haradinaj i cili pati shumë ovacione ndërkohë që vet ishte fjalëshkurtër duke uruar të dalin faqebabardhee dhe duke uruar për fitoren.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni