Një fëmijë 9-vjecar ka humbur jetën në qytetin e Beratit, pasi është sulmuar në mënyrë të dhunshme nga një i rritur.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave vogëlushi Endrit Ndreka është goditur me mjete të forta në kokë nga 26-vjecari Arsen Sulka.

Sipas burimeve, autori i krimit, që ka tronditur fshatin e Donofros, dyshohet se është një i sëmurë mendor. Ai është arrestuar nga uniformat blu.

Burimet shtojnë më tej se në momentin e sulmit, vogëlushi ka qenë duke luajtur me moshatarët e tij, kur papritur është goditur nga 26-vjecari me një dërrasë pas kokës.

Njerëzit që ndodheshin pranë kanë vrapuar për t’i ardhur në ndihmë dhe kanë organizuar dërgimin e tij në spital, por plaga e rëndë ka bërë që 9-vjecari të ndërrojë jetë menjëherë.

SHPËRNDAJE