Skuadra e Manchester Cityt ka deklaruar skuadrën e Norwichit, e cila para adhuruesve të vet pësoi me rezultat të tenisit 6:1 nga mëtueist për titull të kampionit. I rikthyeri në javët e fundit, Tevez sjelli në epërsi Cityubn në minutën e 18të, ndërkaq edhe Aguero shënoi golin e dytë (27’), për të shkuar në pushim prej dy golave dallim. Vendasit furishëm filluan gjysmëlojën e dytë, ata ia dolën edhe të ngushtojnë rezultatin nëpërmjet Surman (52’), por kjo ishte e tëra çfarë mundën ët bëjnë ata. Furia e Cityt nuk pati të ndalur. Ata realizuan edhe katër herë. Tevez shënoi tri golash pasi realizoi edhe në minutat e 75-të dhe 80-të, ndërkaq shënuesi i golit të dytë, Aguero në minutën e 75-të sërish doli në skenë, derisa Johnson vulosi rezultatin, 1:6. Pas kësaj fitore City i është ofruar liderit Manchester United në vetëm dy pikë, por djajtë e kuq në kuadër të kësaj jave takohen të dielën me Aston Villan, në “Old Traford”.bs

SHPËRNDAJE