kosssfLojtarët e përfaqësueses së Kosovës duken në formë të mirë jo vetëm fizike, por edhe morale para takimit kundër Kroacisë që do të luhet nesër në Shkodër, raporton portali newsport.al, ne median shqiptare.

Milot Rashica, Valon Berisha dhe Arbër Zeneli janë lojtarët të cilët kanë ngritur atmosferën në grumbullimin e ekipit, shkruan Newsport.al. Në një video të postuar në rrjetet sociale nga Herolind Shala duket lojtari i Herenvenit, Zeneli duke kënduar: Kuqezi është gjithë Shqipëria, ndërsa Rashica, Berisha dhe të tjerë e shoqërojnë në kor, shkruan Newsport.al.

SHPËRNDAJE