Procesi nisi me  paraqitjen e tre dëshmitarëe në sallë, dy të prokurorisë, Aleksandar dhe Mirosllav Stoshiq (të dy nga Gjilani) dhe një i palës Mbrojtëse, Psikolog-ja Snezhana Kitanoviq. Për çudi, edhe dy të parët ishin në favor të djemve tanë.

Dje, më datë 23 Prill 2012, në Gjyqin e Qarkut në Beograd, pas shumë e shumë peripecive të qëllimshme filloi RIGJYKIMI kundër  17 Shqiptarëve (Lënda është ribashkuar) nga Lugina e Preshevës, të cilët akuzohen për kinse krime lufte ndaj Serbëve, Romëve dhe ndonjë shqiptari spiun.

Preshevë, 24 prill

Pas leximit të AKTAKUZËS së rikonstruktuar dhe pas hedhjes poshtë të saj nga ana e djemëve tanë si montim politik, FJALËN e PARË e tha  edhe i ekstaraduari nga Zvicra SHEMSI NUHIU, i cili gjithashtu menjëherë dëshmoi se i tërë procesi është i montuar politikisht, dhe më kryesorja, u dëshmua se ai asnjëherë nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së.

E tërë Seanca gjyqësore zgjati rreth pesë orë e gjysmë

Pastaj u paraqitën tre dëshmitarë, dy të PROKURORISË, Aleksandar dhe Mirosllav Stoshiq (të dy nga Gjilani) dhe një i palës Mbrojtëse, Psikolog-ja Snezhana Kitanoviq. Për çudi, edhe dy të parët ishin në favor të djemve tanë.

Vazhdimi i ri-Gjykimit u caktua për datat 24 dhe 25 Maj 2012, edhepse sipas ligjeve Serbe ky RIGJYKIM duhet të përfundojë më 7 Maj 2012, njofton shërbimi i LKSH-së, nënshkruar nga kryetari i saj Orhan Rexhepi.

SHPËRNDAJE