Nëse pala serbe tash kërkon lirimin e pesë pjesëtarëve të MUP-it nga Kosova të arrestuar ditë më parë nga policia kosovare të akuzuar për terrorizëm, atëhere edhe pala kosovare ka të drejtë dhe duhet të kushtëzojë  dorëzimin e këtyre pjesëtarëve të MUP-it serbë me lirmin e Shemsi Nuhiut dhe nëntë shqiptarëv e tjerë që po mbahen, në pritje të rigjykimit  në Beograd, thuhet në komentin redaksional të agjencisë informative “Presheva Jonë”

 

KOMENT REDAKSIONAL

Preshevë, 28 mars

 

Ditë më pare me kërkesën e ambasadës serbe në Bernë (8 mars 2011) policía zvicerane para një vit (14 prill) kishte arrestuar në Vevey të Zvicrës një qytetarë të Kosovës Shemsi Nuhiun që dikur kishte pasaportë të “Jugoslalvisë” dhe së fundit nga viti 2001 atë të Republikës së Kosovës. Por, megjithatë autoritet zvicerane më 21 mars të ketij viti bënë ekstradimin e tij në Serbi. Sikur i posa-esktraduari në Beograd z.Nuhiu bashkë me nëntë shqiptarë tjerë kundër të cilëve pritet të rifillojë procesi gjyqësor (23 prill 2012)  sipas mediave serbe i takojnë “Grupit të Gjilanit”. Siq dihet autoritetet e Prishtinës ashtu edhe ato lokale të Luginës së Preshevës bashkë me avokatët zviceranë e kishin shpallur të pafajshëm Shemsi Nuhiun dhe sipas tyre Nuhiu dhe nëntë të akuzuarit tjerë po zhvillohet një proces gjyqësor i motivuar politikisht.

 

Sikur gjatë luftrave, ashtu edhe në vendet postkonfliktuoze apo në tranzicion siq janë Kosova dhe Serbia sipas ligjeve dhe konventave  ndërkombëtare mundësohet dhe mund të aplikohen ndërrime të burgusurish (pengjeve) apo të të dënuarve mes palëve, siq ka ndodhur disa herë në shumë vende.  Nëse pala serbe tash kërkon lirimin e pesë pjesëtarëve të MUP-it nga Kosova të arrestuar ditë më parë nga policia kosovare të akuzuar për terrorizëm, atëhere edhe pala kosovare ka të drejtë dhe duhet të kushtëzojë dorëzimin e ketyre pjesëtarëve të MUP-it serbë me lirimin e Shemsi Nuhiut dhe nëntë shiptarëve tjerë që po mbahen, në pritje të rigjykimit  në Beograd, të cilët në fakt ishin liruar njëherë.

 

Këmbime të tilla, coftë me dëshirë apo kushtëzime kanë pasur gjithnjë në botë, në historinë e të burgosurve dhe ndodhin sot e kësaj dite ende me të dënuari në botë herë publikisht e her me marrëveshje të dy shteteve. Viktimë e një këmbim të tillë, mes të burgosurve duket të ket qenë (para lufte në Kosovë) mes Maqedonisë dhe Serbise, oficeri i  lartë nga Kosova Sinan Abedin Vitija (1.05.1961) nga Konjuhi i Lipjanit i zhdukur para 19 vitesh i cili kishte shërbyer në në krah të forcave kroate.


SHPËRNDAJE