Cak i sulmit në Paris, në të cilin u vranë dy policë dhe sulmuesi, ishin policët që sigurojnë lokacionin e popullarizuar në mesin e turistëve, njoftoi sonte Ministria e Punëve të Brendshme e Francës. Disa udehatrew te rastit i kanme thn e korrepsondetit te “Presdheva jonë” ne Parsi se  vrasësi mund të jenë partizan i Le Pen nga fakti se mediat ose harruan ose nuk u degjua se vrasesi kishte “harruar” keasja rdhe te thërrise”Allahu Ekber ” edhe pse sipas auitoriteteve franceze “ISIS e paska marrur pergjegjësinë” .?!

 

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Pjer Anri Brando tha për televizionin BFM, se një njeri ka dalë nga vetura dhe ka hapur zjarr ndaj automjetit të policisë në afërsi të stacionit të metrosë “Frenklin Ruzvelt”, dhe se ka pasur shkëmbim të zjarri ndërmjet policëve dhe sulmuesit, i cili është vrarë.

Mediat lokale raportojnë se rajoni rreth Elizesë, si dhe të gjitha stacionet përreth të metrosë edhe më tej janë të bllokuara nga ushtria dhe policia.

Brando deklaroi se policët ishin zgjedhur qëllimisht si cak i sulmit, por nuk ka dashur të komentojë motivin e mundshëm të sulmit dhe as për atë nëse sulmuesi kishte bashkëpunëtorë.

Sipas tij, aktualisht në Paris nuk ka kurrfarë operacioni policor.

Ndryshe, presidenti amerikan Donald Trump i ka shprehur ngushëllime shtetit të Francës, duke thënë se mund të jetë edhe një tjerët sulm terrorist.

***

Ka ndërruar jetë edhe polici i dytë që ishte në gjendje të rëndë pas të shtënave në Champs-Elysees në Paris të Francës.

Sulmuesi është vrarë nga Policia derisa Policia nuk i ka konfirmuar akoma detajet e këtij incidenti.

Autoritetet kanë bërë thirrje që qytetarët të evitojnë këtë zonë për shkaqe sigurie.

SHPËRNDAJE