Në fotografi, Jeton Lesi (Lleshi) i arrestuar nga Policia Federale e Zvicrës, për dërgimin granatës ruse në adresë të redaksisë së gazetës “Bota sot”. Ky person është i regjistruar me mbiemrin Lesi (Mbiemri i personit në fjalë është i shkruar “Š”, të gjuhës serbe).

 

Rasti i të arrestuarit për dërgimin e granatës ruse në adresë të gazetës “Bota sot”, më nuk do të jetë sekret.

Gjykata Federale e Zvicrës, ka hedhur poshtë kërkesën e palës mbrojtëse të akuzuarit,  e cila kërkonte mbajtjen sekret të rastit.

Mbrojtja e të akuzuarit, më 5 korrik 2017, kishte kërkuar që të refuzohej kërkesa e gazetës në këtë rast paditësit, për tërheqjen e mbajtjes sekrete të çështjes.

Kërkesa e palës së akuzuar ishte bërë me arsyetimin se publikimi i rastit do të mund të ndikonte në një territor me konflikte të hapura politike, por edhe në diasporë.

Por, së fundi Gjykata Federale e Zvicrës, ka shfuqizuar vendimin dhe ky rast më nuk do të mbahet i fshehtë.

Image

Gjyqi do të mbahet më 16 gusht në Gjykatën federale të Zvicrës

Kështu, kërkesa për mbajtjen sekret të çështjes sipas vendimeve të 3 marsit 2017 respektivisht 14 qershorit 2017 është shfuqizuar.

Jeton Lesi (Lleshi), është personi i arrestuar nga Policia Federale e Zvicrës më 31 janar të këtij viti. Ky person është i regjistruar me mbiemrin Lesi (Mbiemri i personit në fjalë është i shkruar  “Š”, të gjuhës serbe).

Sipas burimeve të gazetës “Bota sot”, Leshi  është person i afërt me një nga këshilltarët e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Image

Pakoja brenda së cilës ndodhej granata ruse, mbante mbishkrimin “vertraulich nga gjermanishtja në konfidencë apo në besim”, nga dërguesi John

Policia zvicerane e ka arrestuar Lleshin në vendin e tij të punës më 31 janar të këtij viti.

Më pas Policia ia ka bastisur edhe shtëpinë dhe i ka konfiskuar një revole.  Nga 31 janari ai ndodhet në duart e autoriteteve zvicerane. Fillimisht ishte dërguar në një burg në kantonin e Bernit, ndërsa që nga fundi i majit, po mbahet  në burgun e sigurisë së lartë në aeroportin e Cyrihut.

Image

Vetëm fati ka dashur që pakoja të hapej anash dhe jo nga lart. (që zakonisht nuk hapen anash). Hapja e saj nga pjesa e sipërme do të shkaktonte shpërthimin e bombës brenda saj dhe do të merrte jetën e 12 personave të pranishëm.

Policia e ka arrestuar personin Jeton Lesi dhe në bazë të ADN-së  ka rezultuar se i njëjti e ka dërguar granatën ruse në adresë të redaksisë së gazetës “Bota sot”, në Zvicër më 27 shtator 2002.

Është e rëndësishme të theksohet se ky rast po del në dritë pas 15 vitesh. Nëse pakoja e dërguar do të hapej nga pjesa e sipërme, atëherë granata do të shpërthente menjëherë.

Shpërthimi i granatës ruse do të rezultonte me vdekjen e 12 personave të pranishëm.

Image

Foto e granatës së demoluar nga ekspertët dhe policia zvicerane

Një polic i Policisë Federale, që ishte marrë me hetimin e rastit, menjëherë pas rastit i kishte thënë botuesit të gazetës “Bota sot”: Nëse beson në zot, iu ka ndihmuar zoti e nëse jo atëherë keni pasur fat të madh.

Me rastin e dërgimit të granatës në adresë të gazetës “Bota sot”, që nga fillimi janë marrë instancat më të larta të drejtësisë zvicerane. Gjyqi do të mbahet më 16 gusht në Gjykatën federale të Zvicrës. Kjo gjykatë trajton rastet më të rënda të krimeve.

Image

 

SHPËRNDAJE