Kush është ky shqiptar që mbrojti Milosheviqin në Hagë ?

Beograd, 11 qershor- Ai quhet Muharrem Ibraj dhe ka lindur në Gjakovë, aty ku Serbia ka bërë disa nga krimet më të tmerrshme të luftës. Por, Muharremi nuk i ka parë. Në vend të kësaj, thotë se krimet i ka bërë UÇK-ja, prandaj ka shkuar në Hagë për ta mbrojtur kasapin e Ballkanit, Sllobodan Milosheviq.

RTS sjellin rrëfimin e Ibrajt që është krenar që ka dëshmuar në Hagë në favor të Milosheviqit, dhe këtë e ka bërë pa e fsheshur identitetin. Ai jeton tash në Serbi dhe thotë se shqiptarët ia kanë kidnapuar e më pas vrarë djalin, tre vëllezërit dhe 2 nipër, si shenjë hakmarrje, transmeton Indeksonline.

“Shumë njerëz janë detyruar të gënjejnë. Unë nuk kam dashur të tradhtoj Serbinë. Kam lindur në Serbi, në Jugosllavi, dhe e kam thënë të vërtetën”, ka pohuar Ibraj.

Ai ishte pjesë e Policisë së Serbisë dhe tash jeton me një pension diku në Serbi. Thotë se e ka edhe një dëshirë. ‘Dua ta takoj sy më sy Haradinajn dhe t’ia them të gjitha që i ka bërë. Këtë dua ta bëj”, ka thënë me bindje Ibraj. / Koha.Net


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni