Kur politika përcakton moralin e njerëzve dhe mbush buxhetin e institucioneve dhe organizatave “joqeveritare” partiake

Shkruan Xhemaledin SALIHU

Kryetar i Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë

 

E kemi të ditur se morali dhe vlerat morale si pjesë e vetëdijes shoqërore përcaktohen nga vendi dhe koha. Pra, morali dhe vlerat morale të një kohe dhe vendi nuk vlejnë për kohën dhe vendin tjetër.Por se  drejtimet politike përcaktojnë vlerat morale të njerëzve dhe prishin moralin e tyre hasim kohëve të fundit në Preshevë, në shoqërinë shqiptare dhe më gjërë.

Po ashtu e kemi të ditur se para pluralizmit politik, në monizëm vlenin norma dhe vlera morale të caktuara për atë kohë dhe për vendin e caktuar. Socializmi përcaktonte moralin e njerëzve në familje, shoqëri. Më vonë me pluralizmin politik, sidomos pas Luftës në Kosovë shfaqen vlera të reja morale, të cilat ndryshojnë shumë nga ato të mëparshmet.Në vend se të krijohen vlera të mirëfillta morale, ato  çthurren. Drejtimet politike partiake filluan të përcaktojnë moralin, vlerat morale, sjelljet dhe interesat e njerëzve. Kështu në vend të miqësisë lindi armiqësia e njerëzve, në vend të vëllazërisë-anti vëllazëria, në vend të dashurisë- urrejtja, në vend të bashkëpunimit- rrebelizmi dhe mosndëgjueshmëria, në vend të mirës- e keqja dhe s’ mira, në vend të profesionalizmit- diletantizmi dhe amatorizmi, në vend të besimit- dyshimi, në vend të unitetit kombëtar- ndasitë partiake, grupore, të mahallave, personale.

              pluralizmin politik duhet të ndërtojmë vlera të mirëfillta morale dhe se interesat personale do të ndërlidhen me ato të përbashkëta. Mirëpo, moralin, vlerat morale, sjelljet dhe interesat e njerëzve u përcaktuan nga  drejtimet politike, bile ato partiake. Secila parti politke ndërtonte vlera vetanake morale dhe i drejtonte interesat e njerëzve kah bindjet politike e jo kah bindjet vetanake personale apo të përbashkëta. Kështu , këto vlera dhe interesa vlenin vetëm për anëtarsinë dhe simpatizantët e saj, ndërsa për ata që nuk i takonin asaj partie ishin kundërshtarë, bile edhe armiqë të saj. Andaj edhe partia nuk kishte kurrëfarë interesi ndaj tyre. Bile, këta u shpallën tradhtarë dhe pa vlera morale.Këtë praktikë e udhëhoqin sidomos partitë politike në pushtet. Ato përcaktuan vlerat morale, sjelljet dhe interesat e njerëzve. Pra, përcaktimet politike partiake e mvarësuan qytetarin, e lidhën për partinë e caktuar politike në pushtet, sepse nga përcaktimi politik partiak varej edhe përcaktimi jetësor dhe ekzistencial. Kështu nga ky përcaktim varej leja për hapjen apo moshapjen e dyqanit, leja për biznes, apo qortimi i vajzave nga prindërit pse janë lidhur me djemtë e prindërve që i takojnë partisë tjetër. Pra dashuria kalon në urrejtje.

Pastaj punësohen  me të madhe anëtarët dhe simpatizantët e partisë në pushtet, pa kurrfarë kualifikimi, ndërsa të tjerët nuk vijnë në shprehje, pa marrë parasysh arsimimin dhe profesionalizmin, Pra,varet shkollimi, bursa dhe stipendia studenteske, e shumë privilegje të tjera nga përcaktimi partiak dhe ngjyrimi politik. Në një anë ndërtohet e mira dhe dashuria, ndërsa në anën tjetër urrejtja, e keqja. Kështu lindin antagonizmat e thella ndër njerëz dhe qytetarë, edhe brenda familjes lindin ndasi, njëri prind i takon njërës parti, ndërsa tjetri partisë tjetër. Andaj edhe mbetet detyrë parësore e partive politike që për qytetarët të ndërtojnë vlera, sjellje dhe interesa të mirëfillta.  Këtë detyrë duhet ta marrin familjet, shkollat. Sepse e drejtë e çdo qytetari është që të përcaktohet për drejtimin politik dhe me botëkuptimet e veta të ndërtojë një politikë të përbashkët me të tjerët që i kanë po të njëjtat botëkuptime.

Pra, mbetet që  drejtimet politike mos të përcaktojnë moralin e njerëzve, por ato të ndërtojnë dashuri midis qytetarëve të një populli, midis njerëzve të një gjaku. Përndryshe nëse në fillim nuk e shkulim këtë të keqe, atëherë këto do të shkatërrojnë dhe do të prishin vlerat morale të qytetarëve të ndërtuara me shekuj : miqësinë, vëllazërinë, dashurinë, besimin, bashkëpunimin, të miratë, patriotizmin, profesionalizin, unitetin kombëtar. Qytetarët e Preshevës nuk e dëshirojnë çthurrjen e vlerave të mirëfillta morale dhe ndërtimin e interesave parciale partiake.

Bile, bile partitë në pushtet marrin hapa të tillë, sa që, edhepse buxheti komunal është i të gjithë qytetarëve, mbushin buxhetet e institucioneve dhe organizatave joqeveritare ku i kanë njerëzit e vet partiak, ndërsa më pak ose aspak nuk i financojnë ato ku nuk i kanë interesat partiake dhe politike. Pra, politika përcakton edhe buxhetin dhe finacimin. Andaj keni mendjen parti politike.

 


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni