Prishtinë, 16 janar – Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se presidentja Atifete Jahjaga duhet t’i thërrasë të gjitha subjektet politike parlamentare dhe joparlamentare, pas zhvillimeve të fundit në vend.  Sipas tij, presidentja obligohet me Kushtetutë që të thërrasë për dialog subjektet politike dhe atë ajo duhet ta bëjë sa më shpejt.

Krasniqi, raporton KTV-ja, ka thënë se përmes rrugës nuk mund të zgjidhen problemet, duke shtuar se VV-ja nuk i ka harxhuar të gjitha mundësitë ligjore për mocionin e votuar në Kuvend për reciprocitetin. Kryekuvendari ka shprehur keqardhje për arrestimin e deputetëve të Kuvendit dhe nënkryetarit Glauk Konjufca. Ai ka shtuar se përmes dialogut duhet të zgjidhet kjo çështje. Sipas tij, përderisa po takohen delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit, pse të mos takohemi me partitë, të cilat duhet t’i thërrasë presidentja.

Lidhur me mocionin për reciprocitet, i pyetur nëse Qeveria e ka anashkaluar Kuvendin, Krasniqi ka deklaruar se është dashur që Kuvendi së paku të debatojë për këtë çështje.

SHPËRNDAJE