Pas numërimit të votave të kontestuara dhe shqyrtimit të ankimimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të shpallë vendimin përfundimtar që nxjerr kandidatin e “Aleancës për Qytetarin” Lulzim Basha me 78 vota më tepër se kandidati tjetër, Edi Rama.

Këshilltari ligjor i Partisë Demokratike në KQZ, Njazi Kosovrasti tha se tashmë Partia Socialiste ka të drejtë që ta ankimojë këtë vendim vetëm në Kolegjin Zgjedhor. E sipas tij, vendimet që merr ky i fundit, janë të paapelueshme. “Procesi i numërimit të votave të kontestuara ka qenë mjaft transparent”, tha më tej Kosovrasti.

SHPËRNDAJE