Kosova Lindore e Lëkundur nga Arrestimet e Kohës së Zgjedhjeve

Kosova Lindore e Lëkundur nga Arrestimet e Kohës së Zgjedhjeve

 

Arrestimet në dukje cinike të shqiptarëve, gjatë fushatës zgjedhore, në bazë të interpretimit të gabueshëm të ligjit të amnistisë, kanë cenuar më tej stabilitetin në rajonin e tensionuar kufitar.

 

Jugore, pas arrestimeve dramatike të pesë shqiptarëve gjatë fushatës zgjedhore në Serbi dhe lirimi i tyre i papritur, menjëherë pasi zgjedhjet mbaruan.

Ekspertët gjyqësorë dhe punonjës të të drejtave të njeriut thonë se policia dhe prokurorët keqinterpretuan ligjin, haptazi dhunuan të drejtat e njeriut dhe çuan prapa procesin e ndërtimit të paqes në rajonin e ndarë etnikisht.

Serbia jugore ishte skena e një konflikti të armatosur në vitin 2001, ku u ndesh një forcë guerile e shqiptarëve etnikë lokalë, Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, kundër autoriteteve serbe.

Autoritetet serbe i liruan pesë shqiptarët nga jugu i Serbisë më 30 maj.

Ata u arrestuan në fillim të majit, disa ditë para zgjedhjeve, me urdhër të Ivica Dacicit, ministër i Brendshëm dhe lider i Partisë Socialiste Serbe, që më parë udhëhiqej nga gjysmë-diktatori jotolerant, Slobodan Milosevic.

Kritikët thonë se fitimi i votave nacionaliste serbe, gjatë fushatës zgjedhore, ishte forca që drejtoi këto lëvizje.

 

Elhami Salihi, Mustafa Limani, Sherif Abdiri, Nedir Sefedini dhe Sevdai Emurlahi u arrestuan për krimet e dyshuara të luftës të kryera në konfliktin e vitit 2001.

Kaluan 25 ditë në paraburgim para se të liroheshin, disa ditë pasi mbaruan zgjedhjet e 6 majit në Serbi.

Zyra e Serbisë për Gjykimin e Krimeve të Luftës, nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për rastin, por një burim i zyrës pranoi se janë bërë gabime, duke qenë se autoritetet kanë keqkuptuar Ligjin e Amnistisë të vitit 2002.

“E interpretuam ligjin në mënyrë të gabuar, duke qenë se besonim se konflikti në Serbinë Jugore ishte i armatosur, kështu që çdo krim që u krye në atë kohë ishin krime lufte”, tha burimi.

“Por, Ligji i Amnistisë cilëson… të gjitha krimet e kryera në Serbinë Jugore nga janari i vitit 1999 deri në maj të 2001-ës si akte terroriste dhe kriminale, dhe jo si krime lufte”, shtoi burimi.

Sipas ligjit, të gjithë ata që dorëzuan armët në vitin 2001, duke përshirë edhe pesë burrat, iu lejua amnisti nga shtetit, që nuk lejon gjykimin e tyre.

Ekspertët ligjorë e përshkruajnë rastin si përqeshje të sistemit gjyqësor, sikurse mendojnë edhe aktivistët e shoqërisë civile.

Nikola Lazic, një avokat me bazë në Beograd, thotë se marrëveshje e prokurorisë ishte joprofesionale, duke qenë se autoritetet duhet të kishin kontrolluar të dhënat para arrestimeve.

“Duke thënë se… krimet duhen gjykuar si krime lufte, vetëm se beson kështu… është thjesht arrogancë, pakujdesi dhe jokompetencë”, tha Lazici.

“Nëse prokuroria beson se ky është një shpjegim i arsyeshëm dhe se mund të urdhërojnë arrestime në bazë të interpretimeve të tyre, dhe jo të ligjit, atëherë thjesht po përqeshin sistemin ligjor”, shtoi ai.

 

Natasa Kandic, kryetarja e Qendrës për të Drejtën Humanitare, në Beograd, thotë se i gjithë rasti ishte i mbështjella në mister që nga fillimi, duke e përshkruar sjelljen e Prokurorisë dhe të Ministrisë së Brendshme si skandaloze.

“Nuk kemi parë asnjë dokument në lidhje me rastin. Është e qartë se prokuroria u përdor për qëllime politike në mes të fushatës zgjedhore – kjo nuk është hera e parë”, tha Kandic, për Balkan Insight.

Rasti u trajtua në një mënyrë të pazakontë duke qenë se burrave të arrestuar dhe ekipeve ligjore nuk iu dha asnjë informacion, që nxiti spekulime të mëtejshme se pas rastit, kishte arsye politike.

Pesë burrat, duke përfshirë përkthyesin e OSBE-së, i cili jo vetëm kishte amnisti, por edhe ishte verifikuar nga OSBE-ja dhe Sigurimi i Shtetit, u morën në zonën e Preshevës më 4 maj, gjatë heshtjes zgjedhore, dhe u çuan në Beograd.

Kryeprokurori i Krimeve të Luftës në Serbi, Vladimir Vukcevic, shpjegoi se burrat ishin të dyshuar për krime lufte, por nuk dha informacione të mëtejshme.

Balkan Insight ka mësuar se Ministri i Brendshëm ka dhënë informacionin në bazë të të cilit Zyra e Prokurorisë ka lëshuar urdhër-arrestet.

Të arrestuarit u morën në pyetje nga një gjyqtar hetues në Beograd, që zgjati paraburgimin në bazë të dyshimeve për krime lufte, pavarësisht Ligjit të Amnistisë. Pavarësisht kërkesave nga Balkan Insight për t’i parë, asnjë dokument nuk është bërë publik, për të qartësuar akuzat.

 

Marifet zgjedhjesh që kërcënon paqen:

Në rajonin e Serbisë jugore, i populluar kryesisht nga shqiptarë etnikë, lëvizja është parë si një marifet politik, që ka potencialin të cenojë paqen e brishtë të arritur pas konfliktit të viteve 2000 -2001.

Riza Halimi, një anëtar shqiptar i parlamentit serb nga rajoni, tha se arrestimet tregojnë “një vazhdim të shtetit të terrorit”, kundër komunitetit shqiptar në Serbi.

“E gjithë kjo ndodhi vetëm dy ditë para zgjedhjeve. Qëllimi ishte për të fituar pikë politike, duke luajtur me fatin e këtij shteti dhe rajoni”, tha Halimi.

 

“Shumica e gjërave që po ndodhin këtu janë në ndikimin e politikave. E pamë këtë si aksion të bërë nga Dacici, dhe çfarë kemi më shumë frikë është një vazhdim i politikave të vjetra të Milosevicit”, tha Kamberi.

Regjimi i Milosevicit ndoqi politika shtypjeje kundër minoriteteve etnike, veçanërisht ndaj shqiptarëve, që kulmoi me konfliktin në Kosovë, në fund të viteve 1990-të.

Sipas hulumtimit nga Qendra në Beograd për Politikat e Sigurisë, sfida më e madhe për këtë rajon është mungesa e besimit e vendorëve në institucionet serbe.

Edhe pse nuk ka konflikt që po vazhdon tani, një ndarje e thellë etnike në shoqërinë vendore është ende e pranishme. Kjo është veçanërisht e qartë në sistemin e arsimit, ku fëmijët shqiptarë dhe serbë, ndjekin shkolla të ndryshme.

Numri i shqiptarëve që punojnë në institucionet e shtetit, ende mbetet i vogël. Shumica e tyre e shohin kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, si kryeqytetin e tyre de-facto, dhe jo Beogradin. Popullata shqiptare ndjen se bisedat për multi-kulturalizëm janë vetëm në letër, ndërsa institucionet serbe dështojnë të bëjnë pune serioze për integrimin, transmeton Shqip nga nga Drejtësia Tranzicionale në Ballkan.

 

Serbia formoi një polici shumetnike për të adresuar çështjet e mosbesimit, por vlerësohet se forca ka dështuar në qëllimin e saj fillestar për të larguar mosbesimin. Prezenca e shërbimeve të sigurisë serbe ende shihet si kërcënim.

 

Sima Gazikalovic, kryetar i Organit Koordinues për Serbinë Jugore, institucion qeveritar që ka për detyrë ndërlidhjen në rajon, thotë se arrestimet kanë dëmtuar mirëbesimin, i cili ishte i brishtë, edhe para këtyre ngjarjeve. Ai refuzoi të komentojë drejtpërdrejtë për aksionin e policisë dhe prokurorisë serbe, për shkak të “natyrës serioze të krimit”.

 

Fletarreste sekrete:BIRN-i i ka kërkuar dy herë Ministrisë së Brendshme për një liste komplete të atyre të akuzuar për krime lufte dhe vepra kundërkushtetuese. Ministra u përgjigj se një dokument i tillë nuk ekziston.Ministria nuk iu përgjigj pyetjes se ku personat mund të mësojnë nëse janë, apo jo, në listën e arrestimeve. Kërkesa jonë është aktualisht te Zyra e Komisionerit për Informacion me Rëndësi Publike.

 

Historia e Konfliktit në Kosovën Lindore: 

Konflikti midis serbëve dhe shqiptarëve në jug të Serbisë filloi në vitin 2000 dhe zgjati deri më 2001.Në fund të viteve 1990-të, një forcë guerile, Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit (CPMB) u krijua, qëllimi i të cilës ishte bashkimi i Serbisë Jugore me Kosovën.Njësia u çarmatos në vitin 2001, pas një marrëveshje paqeje të mbikëqyrur nga ndërkombëtarët, pas të cilës Ushtria Jugosllave rihyri në zonën e demilitarizuar afër kufirit me Kosovën, me aprovimin e NATO-s.Pas përfundimit të konfliktit në Serbinë Jugore, autoritetet firmosën Ligjin e Amnistisë, i cili i liroi të gjithë burrat e armatosur që kishin marrë pjesë në konflikt, nga rreziku për gjykim.Ligji aplikohet për të gjithë ata të akuzuar për terrorizëm dhe ndërmarrje të përbashkëta kriminale në komunat e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, në lidhje me aktet e kryera midis janarit të vitit 1999 dhe majit 2001.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni