Kryetari I Komunës së Bujanocit Z. Shaip Kamberi në bashkpunim me Organizatën gjermane Help sot më 21 Mars 2012 ka  nënshkruar kontratën  lidhur me bashkpunimin për projektin     “ Përkrahja e zhvillimit të qëndrueshëm lokal përmes zvogëlimit të varfërisë dhe fuqizimit ekonomik ” I cili finansohet nga qeveria gjermane dhe qytetet rrespektivisht komunat përkatëse.

Vlera e pjesës së projektit për Komunën e Bujanocit është  134.672,00 EUR  nga e cila kontributi i komunës është nga 48.000 euro. Me këtë projekt në secilën komunë do të mundësohet hapja e re e 40 bizneseve të vogla. Vlera mesatare e një projekti individual do të jetë 2400 euro.

Ky është projekti I gjashtë me rradhë të cilin e zbaton EDEAS me Help-in në Bujanoc dhe Preshevë, kështu që deri tani në Bujanoc janë përkrahur 178 biznese të vogla.

Qëllimi I përgjithshëm I programit është kontributi I zhvillimit të qëndrueshëm në Serbi, në vecanti të shqyrtoj strukturat ekonomike lokale në qytetet dhe komunat përkatëse e cila do të realizohet me qëllime të vecanta përmes përkrahjes ekonomike dhe edukative të zhvillimit lokal, saktësisht me shpërndarjen e 500 granteve në pikëpamje të paisjeve/mjeteve për të filluar apo zhvilluar bizneset e vogla.

SHPËRNDAJE