Guterres nga UNHCR, fton Beogradin dhe Prishtinën të zgjidh cështjen e të zhvendosurve

Komesari i Lartë i OKB-së për refugjatë z.António Guterres  sot në Gjenevë ka ftuar Beogradin dhe Pristinën të zgjidhin problemet politike, për të zgjedhur cështjen e të të zhvendosurve dhe refugjatëve në Kosovë. Prandaj, sipas z.Guterres, problemet e të zhvendosurve në Veri të Kosovës papranueshëm për UNHCR-në, njofton nga Kombet e Bashkuara agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”.

 

 

Gjenevë/UNO, 12 qershor

 

 

“Si pasojë e luftrave dhe krizave në palantin tone, sot në botë kemi  43 milion refugjatë..” tha sot në Gjenevë z.António Guterres, Komesar i Lartë OKB-së për Refugjatë (UNHCR) gjatë një takimi me përfaqësuesit e mediave botërore në Kombet e Bashkuara. Z. Guterres, duke folur për situatën aktuale të egzodit, refugjatëve në botë ai ka prezentuar situatën alarmante, duek paralajmeruar  komunitetin ndërkombëtar se gjatë viteve të ardhshme ky numër do të rriet edhe më shumë.

 

 

Gjatë kësaj konference shtypi u bë fjalë edhe për Kosovën dhe atë në Luginën e Preshevë, njofton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”. Pyetjes sonë për situatën aktuale në Kosovë, në vecanti atë në Veri të vendit komesari i Lartë i OKB-së z. António Guterres  u përgjigj: “Siq e dini mandanti ynë nuk na lejon të marrim ndonjë qëndrim politik, Por cfarë mund të them se sot situata në Kosovë eshte shumë më e mire se sa ajo  e para 10-12 vitesh, kur kolona refugjatësh lëshonin vendin e tyre për shkaqe tashmë të njohura. Por, duhet ta pranojmë dhe një fakt se zgidhje e problemve humanitare, nuk është gjithmonë humanitare. Pa zgjiedhje politike mes palëve nuk ka as zgjidhje të zhvendosurve apo refugjatëve në Kosovë. Prandaj do të ftoja autoritetet kosovare dhe serbe që të zgjedhin problemet politike së pari , sespe pa zgjedhjen e tyre nuk ka as zgjidhje të cështjes të zhvendosurve apo refugjatëve në Kosovë…”

 

 

Pyetjes vijuese, nga Komesari i Lartë i UNHCR-së kërkuam të komentoj rasti e  Serbisë e cila është e radhitur nga Brukseli e pesta në listen azilkëruesve, ku pjesa dërmuese janë shqiptarët nga Lugina e Preshevës, në vazhdim z. Guterres shtoi se mandati i UNHCR-së eshtë i qartë të ndihmojë të zhvendosurit dhe refuagjatët, në njërën anë, por edhe qeveritë botërore, sikur rasti i Serbisë duhet të krijojë kushte të mira për  jetesë në gjitha sferat, për të mos provokuar largimin e qyetarëve nga vendet e tyre..”


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni