PRESHEVË: Lideri i BDL DFr.Skender Destani ftoi gjithë elektoratin e tij që më 6 maj me votën tuaj me numrin 3 ndryshon të ardhmen.

Bashkimi Demokratik i Luginës sot zyrtarisht hapi fushatën parazgjedhore në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës Abdulla Krashnica në Preshevë. Solemnisht sot para të pranishmëve Bashkimi Demokratik i Luginës bëri promovimi i kandidatëve për këshilltar të mundshëm në Kuvendin Komunal të Preshevës për mandatin që vjen si dhe shpalosjen e programit zgjedhor. Me intonimin e himnit kombëtar BDL hapi tubim promovues me çrast moderatoria lexoi historikun që nga themelimi e deri më sot të këtij subjekti politik. Në vazhdim u bë prezantimi i gjithë kandidatëve një nga një nga ky subjekt politik. Më pas me duartrokitje të mëdha u ftua edhe bartësi i listës së BDL Skënder Destani njëherit kryetar i këtij subjekti politik. Para simpatizuesve dhe anëtarëve të BDL-së Skënder Destani tha se BDL ka të vetmin qëllim që të mbroj interesat e qytetarëve e jo ato personale, ndërsa ata që nuk mbrojtën interesat e BDL-së tani janë jashtë këtij subjekti. Në fund kreu i këtij subjekti ftoi gjithë elektoratin e tij që më 6 maj me votën tuaj me numrin 3 ndryshon të ardhmen.

———————-

BUKUROC: Riza Halimi kryetar i Partisë për Veprim Demokratik para elektorit në Bukuroc foli për ngecjet serioze të realizimit të projekteve në këtë bashkësi lokale si dhe mungesën e investimeve.

Partia për Veprim Demokratik fushatën parazgjedhore e vazhdoi mbrëmë në Bashkësinë Lokale në Bukuroc. Para shumë banorëve të këtij fshati kryetari i kësaj nëndege Rexhep Fejzullahu tha, për 7 vjet në këtë fshat nuk është punuar asgjë pos PVD kur ishte në pushtet që realizoi mbi 17 projekte, prandaj mendoni dhe mos u mashtroni me premtime të kota. Në anën tjetër Sherif Jonuzi kandidat për këshilltar kritikoi pushteti e tanishëm që sipas tij një pjesë e projekteve të parapara për këto 7 vite ka mbetur vetëm në letër. Ai po ashtu paraqiti prioritetet për këtë bashkësi lokale ndërsa në veçanti u fokusua në ruajtjen e shkollës së këtij fshati që kohëve të fundit është nënshkruar një marrëveshje interne për kalimin e kësaj shkolle në ZHunicë. Andaj ai banorët e fshatit i ftoi që më 6 maj të votojnë numrin 6 pa hamendje. Riza Halimi kryetar i Partisë për Veprim Demokratik para elektorit në Bukuroc foli për ngecjet serioze të realizimit të projekteve në këtë bashkësi lokale si dhe mungesën e investimeve. Zoti Halimi theksoi se Presheva ka ngec për 7 vjet me radhë në raport me faktorin ndërkombëtar. Po e shihni se çfarë qeverisje të keqe ka ofruar, çfarë familjarizimi në punësime janë duke zhvilluar që kurrë në Komunën e Preshevë nuk e kemi pasur tha kështu bartësi i listës së PVD Riza Halimi.

———————

STACION HKURUDHOR: kryetari i UDSH-së Rahmi Zylfiu shpalosi programin arsimor dhe atë ekonomik të UDSH-së.

Me sloganin, rrethoni numrin 4 dhe votoni “për cilësi e dinjitet” UDSH e ka vazhduar kampanjën e saj për zgjedhjet e 6 majit mbrëmë në Stacionin Hekurudhor. Në këtë njësi u bë edhe promovimi i kandidatit të mundshëm për këshilltarë komunal. Kandidati paraqiti edhe prioritet e UDSH-së në St.Hekurudhor ndërtimi i shkollës së re, kanalizimi, asfaltimi i rrugës në drejtim të varrezave dhe zhvillimi ekonomik. Edhe kryetari i degës së UDSH-së në Preshevë Naser Aziri, mbështeti kandidatit me paraqitjet e projekteve kurse sa i përket shkollës ai tha se kjo është shumë e vjetër dhe patjetër duhet të rregullohet kjo çështje, si dhe problemet e ujit. Aziri tha se me prezencën tuaj po tregoni se UDSH është një forcë reale politike. Ndërsa kryetari i UDSH-së Rahmi Zylfiu shpalosi programin arsimor dhe atë ekonomik të UDSH-së. Prioritet mbi të gjitha për Zylfiun në St. Hekurudhor do të jetë zgjidhja e problemit të shkollës. Në fund kampanja parazgjedhore në këtë njësi u mbyll me moton, rrethoni numrin 4 dhe votoni “për cilësi e dinjitet”. / TvP

SHPËRNDAJE