KKSH shtroi BUJANOCIN me flamuj kuq e zi me rastin e 100-vjetorit te pavarësise

Kryetari i KKSH  z.Galip Beqiri, nikoqir dh organiyator i manifestimit ka pershendetur mysafiret nga Tirana dhe Prishtina si Bardhyl London, këshilltar politik i ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinise dhe Sporteve, Shpetim Caushin, ambasadori shqiptarë në Beograd si dhe lider tanë politik, Riza Halimi deputet, Jonuz Mulsiun, Shaip Kamberin, Rami Zylfiun etj..Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Beiqir me rastin e 100 vjetorite pavaresise dhe dyvjetorit te KKSH falemderoi dhe ndau mirënjohje për disa personalitete dhe institucione nqe i kontribuna avancimit te ceshjes sone kombetare, ndër të cilat edhe Agjencia Informative “Presheva Jonë”.

Bujanoc, 7 korrik

KKSH në kuadër të kremtimit të 100-vjetorit te pavarësis së Shqipërisë, njëkohësisht dy vjetorit të KKSH-së  në komunën e Bujanocit sot u mbajt një manifestim kulturor dhe argëtues, duke filluar  me orën  letrare ku u fol mjaft për traditat shqiptare, kulturën dhe rëndësin e ruajtjes së saj nga popullata e këtushme. Kryetari i KKSH  z.Galip Beiqir, nikoqir i manifestimit ka pershndetur mysafiret nga Tirana dhe Prishtina si Bardhyl London, këshilltar politik i ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinise dhe Sporteve, Shpetim Caushin, ambasadori shqiptarë në Beograd si dhe lider tanë politik, Riza Halimi deputet, Jonuz Musliun, Shaip Kamberin, Rami Zylfiun, Qenan Hetemin..si dhe personalitete të tjera të cilët po ashtu vlerësuan si pozitive ecurinë e shtetit shqiptarë dhe arritjet e tija deri në ditët tona.

Me fillim prej orës 17:00 kur edhe nisi manifestimi ne fjale u mbajtj një ore letrare nga ana e grupit letrarë “Fenix” i  drejtuar nga kryetari i saj Bilall Maliqi, ku u lexuan e u recituan poezi nga autorë te moshave te ndryshme si dhe penda të dëshmuar dhe autorë të rinjë të cilët sapo jane inkuadruar ne krijimtarin e letrave shqipe. Pas këtij manifestimi kulutror  per te pranishmit u mbajt një koncert  dhe koktej rasti ku kryetari i Këshillit Kombëtarë Shqiptarë me rastin e 100 vjtorit te pavaresise dhe dy vjetorit të themelimit dhe funksionimit të Këshillit Kombëtarë Shqiptarë falemderoi dhe ndau mirënjohje për disa personalitete dhe institucione ndër të cilat edhe Agjencia Informative “Presheva Jonë”. Krejt ne fund te pranishmit i ka argetuar për dy orë rresht Ansmbli Kombëtar  Shqiptar nga Tirana. Një manifestimi i këtij karakteri u mbajt edhe ditën e djeshme edhe në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, me të cilin aktivitet nisi edhe manifestimi në Kosovën Lindore me rastin e 100 vjetorit të pavarësis së Shqipërisë.

Galip Beqiri kryetar i KKSH tha se Agjencia Informative Kombëtare “Presheva Jonë” gjatë funksionimit të saj ka kryer dhe po kryen punën e saj me mjaft profesionalizëm duke qenë e paanshme dhe ne sensiblizimin e ceshtjes se Kosoves Lindore dhe ate mbare shqiptare  në arenën ndërkombëtare . Në anën tjetër perfaqesuesi i Agjencisë “Presheva Jonë” z.Maliqi duke falemnderuar mysafirët nga Tirana e Prishtina si dhe organizatorët e këtij manifestimi për vlersimin e punës se satfit te redakksise.

 


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni