Portieri i Real Madridit, Iker Kasillas, është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Ajaksit.

Real Madrid të martën mbrëma mposhti në “Santiago Bernabeu” Ajaksin prej 3:0, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

“Ajaksi nuk mundi ta kontrollojë lojën në terren. Ne ishim shumë më të mirë në këtë ndeshje. Ne luajtëm mirë dhe fituam ndeshjen. Ne synojmë të arrijmë fitore edhe në ndeshjen e radhës ndaj Lionit”, ka thënë Kasillas.

SHPËRNDAJE