Ka filluar të bie numri i të infektuarve me e.coli

 

Ministri gjerman i shëndetësisë ka thënë se ka arsye të shpresohet bakteria që deri më tash vrau 24 persona, ka arritur kulmin e saj të përhapjes.

Ministri Daneil Bar, duke folur në një televizion gjerman sot, ka thënë se raste të reja të infektimit me esherija coli regjistrohen çdo ditë, mirëpo numri i tyre ka filluar të bie.

Nga 24 viktima të përhapjes së kësaj bakterie, 23 kanë qenë gjermanë. Autoritetet shëndetësore në Gjermani vazhdojnë të kërkojnë burimin e infektimit, disa javë që prej rastit të parë të shënuar më 2 maj.

Prodhuesit evropianë të perimeve deri më tash kanë humbur qindra miliona euro në javë pasi konsumatorët kanë frikë të blejnë perime të freskëta, pas dyshimeve se ato ka mundësi të jenë burimi i përhapjes së bakteries.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni