Një pikturë mund të jetë gjykuar si e keqe apo e mirë por gjithnjë duke u nisur nga përmbajtja. Po në atë rase kur nuk ka farë përmbajtje çfarë ndodh? Në fakt ndodh që një pikturë e cila nuk ka asnjë ngjyrë të hedhur brenda veçse një kornizë boshe të shitet në ankand për 60 mijë paund. Bob Laë e ka lënë pikturën bosh vetë duke vizatuar një kornizë dhe ka shkruar poshtë datën kur është bërë piktura. Kjo është vepra e parë e piktorit që del në ankand dhe merr këtë vlerësim financiar. Piktori i cili vdiq në vitin 2004 në moshën 70 vjeçare ishte një ndër protagonistët kryesorë të pikturës minimaliste britanike.

SHPËRNDAJE