JOHN BELUSHI- 3O VJET

JOHN BELUSHI- 3O VJET NGA VDEKJA. ISHTE AKTOR I MADHE (SHQIPTAR) BOTËROR I HOLLUVUDIT

John Belushi, komediani, këngëtari dhe aktori hollivudian me famë botërore e me origjinë shqiptare tri dekada më parë, në natën mes 4 dhe 5 marsit të vitit 1982, u gjet i vdekur në shtratin e tij në dhomën e një hoteli në Los Angeles.

 

Preshevë, 4 mars

Ai u lind në 24 janar të 1949 nga prindërit shqiptarë, Anjeza dhe Adam Belushi, që emigruan në Illinois nga rrethinat e Korçës dhe ishte fëmija i parë i familjes së madhe të Anjeza dhe Adam, cifti shqiptar që solli në jetë edhe Billy-n, James-n dhe vajzën e vetme Maria. Belushi  hapat e para në botën e artit do t’i hidhte në vitin 1971 kur bashkohet me trupën e teatrit në Chicago, “The Second City”, ku pas spikatjes në role joprotagoniste ngjit shkallët për t’u shndërruar në ikonën e trupës.

 

Mori famë në të gjithë Amerikën me realizimin e Saturday Night Live, një spektakël televiziv që ai e udhëhoqi deri në vitin 1979, kohë kur u shkëput për t’iu përkushtuar karrierës në film. Ai mori pjesë në tre filma bashkë me Dan Aykroyd, “1941”, “Neighbors” dhe filmi që i dha famë në mbarë botën, “The Blues Brothers”.

 

 

“Aktori i juaj John Belushi ishte dhe mbete një yll i kinematografisë botërore. Ishte Aktor mjaft i njohur, i madhë dhe i dashur…” i thotë aktori amerikan John Voight gazetarit shqiptar, drejtuesit të agjencisë informative “Presheva Jonë”

 

Aktori John Voight, babai i aktores tepër të njohur, bukuroshes Angelina Jolie,  për herë të parë është prononcohet për një media shqiptare, për një gazetar shqiptarë, drejtuesin e agencisë informative „Presheva Jonë“ .  Aktroi i njohur amerikan John Voight duke e perkujtuar me mallë John Belushin ai e ka vlerësuar lart aktoin e hollivudian John Belushin. “Unë kam pasur fatin të njihem me Johnin, po i them gjon se e kam pasur me shume se kolegë, ekam pasur edhe mikë.  Me aktorin shqiptarë kishim raporte mjaft të mira,  me të cilët kam aktruar në filmin e Tom Cruis ‘Mission impossible‘ të vitit 1996. Jam i mendimit se shqiptarët janë aktorë të shkëlqyer. Mjafton që të përmend emrin e aktorit të ndjerë, të madhit John Belushi, i cili u nda nga ne kolegët dhe ju shqiptarët në marsin e vitit 1982, pastaj vëllain e tij James Belushin, i cili vazhdon të jetë një aktor i suksesshëm”, tregon aktori John Voight. “E di se ju shqiptarët keni humbur një aktor të jashtëzakonshëm, por ne kemi humbur një koleg dhe mik të madh. Por kjo nuk do të thotë se me të marrin fund aktorët e suksesshëm shqiptarë. Sot Shqipëria e Kosova ka shumë Belusha të tjerë”, shton babai i aktores hollivudiane Angelina Jolie.

HGjatë bisedës me aktorin amerikan Voight, ai  duket i thjeshtë në komunikim, duke e bërë bisedën më të ngrohtë e më interesante. Sigurisht ai i njihte  shqiptarët, Shqipërinë e Kosovën, për shkak të aktorëve të njohur, kolegë e tij, James e John Belushi, por edhe për shkak të luftës së madhe të shqiptarëve të Kosovës për pavarësi. „Unë i njoh shumë mirë shqiptarët. E kush nuk i njeh shqiptarët, kush nuk e di se ku ndodhet Kosova? E di mirë dhe e njoh luftën e shqiptarëve liridashës për ta parë Kosovën të pavarur… Kosova sot ka fituar statusin të cilin e ka merituar. Jam i gëzuar kur sot në Kosovë shqiptarët dhe mbarë qytetarët e saj jetojnë në paqe dhe liri. I përgëzoj ata dhe uroj nga zemra pavarësinë e shtetit më të ri në Evropë”, thotë i qeshur ai.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni