Imami i Prishtinës Dr.Shefqet Krasniqi uron policinë e Kosovës dhe Enverin me gradën e shehidit

Dr.Shefqet Krasniqi, shkruan për “Presheva Jonë”

Ose: Atë që duhet ta bënte deri sot EULEX e bëri policia e Republikës së Kosovës dhe ushatarët e NATO-s përreth kfor-it „Xhemati“ jonë nuk mund të mbështes një mision i cili nuk i thotë stop krimit të organizuar dhe kontrabandës, siq u bllokua tash e tri ditë në Veri të Mitrovicës.Shumë ju kemi borxh kësaj policie, duhet të kujdesemi për ta e ti ruajmë si sytë e ballit. Allahu na e pastë mëshiruar Enverin, e pastë ngritur në gradën e shehidit ja rabbelalemin dhe familjes së tij sabër, durim e shpërblim.

EULEX-i KA DËSHTUAR NË MISIONIN E TIJ DHE „XHAMATI“ JONË KA BESIM NË POLICINË VENDORE DHE NË GJITHË ATA QË LUFTOJNË KONTRABANDËN DHE KRIMINELËT

 
Sa e sa herë kemi shpjeguar ne dhe të gjithë ata që flasin për Islamin dhe të mirat e tij se kjo fe është gjithëpërfshirëse e të gjitha poreve të jetës, dhe se islami synon që ta krijoi një individ të shëndosh, pastaj një familje të shendosh dhe më vonë edhe një shoqëri të shëndosh.
E për ta formuar individin e shëndosh duhet edukuar atë që nga vegjëlia që ta ketë besimin e shendosh, moralin , etikën dhe se ai duhet ti ketë raportet e mira me qiellin lartë dhe me njerëzit poshtë në tokë.

Më pyeti dikush pse djalin e madh pse nuk e ke dërguar në medrese për ta  bërë hoxhë siç je vet, por në gjimnaz? Ju thash: nuk është synim i imi që djali im të bëhet hoxhë, sepse fundi fundit nuk është obligim, nuk është patjetër që ai të bëhet hoxhë. Por synim i imi është që ai të jetë mysliman i mirë dhe njeri i mirë. Që ai mos ta harroi Zotin e tij, kudo që shkon dhe çfarëdo profesioni që ndjek le ta bëj për hir të Allahut, për të përfituar ai vet dhe për ti kontribuar shoqërisë. E pastaj a bëhet politikan, biznesmen, arkitekt,  polic, apo ushtar etj, krejt kjo nuk është shumë me rëndësi sa është me rëndësi që ai ta kuptoi amanetin e tij që e ka mbi supe si mysliman dhe si qytetar i këtij vendi.

Po të nderuar, ky islam synon njeri të mirë, kuadër të mirë të cilët nesër çfarëdo amaneti apo detyre nëse ja lenë, apo me të e ngarkon, nuk ke frik se ai nuk ta kryen në mënyrën më të mirë të mundshme. Sepse ai nga ana shpirtërore është përgatitur që nga vegjëlia, pastaj edhe nga ana profesionale. Ai e di vlerën e përgjegjësisë që e ka marr përsipër. Ai patjetër se do të jetë syçelë dhe shumë vigjilent për ta çuar atë amanet në vend. Ai ka parasysh fjalën e Pejgamberit Muhamed a.s. “ Secili prej jush është përgjegjës për diçka (për atë që i është besuar atij) dhe ai do të përgjigjet për atë (përgjegjësi që e ka marr)”.  Andaj ai e di se për këtë përgjegjësi që e ka marr dhe që e kryen me nder shpërblehet shumë, ai përpos që merr një pagë në këtë dynja, apo ndoshta edhe një emër apo pozitë, ai merr sevapin e madh, shpërblimin e pritur nga i madhi Zot nesër në Ditën e Gjykimit.

Natyrisht se dëshira ime shumë e madhe do të ishte që unë sot të shënoj për muajin e madh e të bekuar, për Ramazanin, i cili po nis pasnesër, porse situata në të cilën jemi në të kërkon solidaritetin me ngjarjen aktuale. Dua të them me fjalë tje ra shkaku që më shtyu që ta shkruaj këtë temë është guximi i madh e i pa shok i vëllait tonë, tashmë të ndjerit –rahmetliut- policit ton i cili humbi jetën para dy dite duke mbrojtur vatanin e tij përball armiqve të përbetuar të këtij populli. Ai humbi jetën në rrugën më të mirë të mundshme mbrojtja e vatanit.  E që është një prej parimeve për të cilat ka zbritur sheriati i Allahut. Me këtë rast po më kujtohet edhe hadithi tjetër i Pejgamberit a.s. i cili për të atillët ka thënë: “ Dy lloj sysh (dy lloj njerëzish) nuk i prek zjarri i xhehenemit.

Syri i cili qan nga frika e Allahut dhe syri i cili bun (kalon naten) në rrugë të Allahut” është fjala e ruan vinë kufitare mos do vjen armiku. Ai rri zgjuar me armë në dorë tërë natën duke ju kanosur rrezikut për jetë, dhe atë e bënë që populli i tij të jetë i sigurt, që vatani i tij të jetë i pa cenueshëm. Zjarri i xhehenemit i ka haram sytë e atij njeriu. Këtu dy hadithe na u sqaruan shumë mirë me rastin e fundit ku policia jonë tregoi trimëri të pashoqe dhe gatishmëri për të vdekur për vatan. Jam i bindur se jo vetëm Enveri, por që të gjithë policët kanë qenë në gatshëm për të vdekur sikur të ishte kërkuar nga ta, bile edhe ne bashkë me ta po të na lejohej. Gjithmonë kam thënë se kemi një polici të shkëlqyer, por kësaj radhe na u vërtetua qartë edhe në praktik. Andaj shumë ju kemi borxh kësaj policie, duhet të kujdesemi për ta e ti ruajmë si sytë e ballit. Allahu na e pastë mëshiruar Enverin, e pastë ngritur në gradën e shehidit ja rabbelalemin dhe familjes së tij sabër, durim e shpërblim.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni