Imami i Preshevës: Marrinat e një «kastraveci» në Siri nuk mund të kompremtojnë fenë e as kombin tonë !

immmamm1PRESHEVË, 13 gusht  -Krimi i paskurpullt i Lavdrim Muhaxherit në Siri ka shkaktuar reagime dhe kritika te rrepta jo vetëm nga politikanet tanë, por edhe nga imamët dhe nga komuniteti musliman, sipas të cilëve ngas keto akte jo vetem që nuk distancohen, por edhe duhet dënuar, sepse ato nuk kanë të bëjnë asgjë me islamin, njofton agjecia e lajmeve “Presheva jonë”.

Keshtu mendon edhe profesor Sevdail Jakupi, imam i xhamisë së madhe  ’’ Ebu Bekër Es-Sidik’’  në Preshevë.

“Unë dyshoj që mund të ketë prapavijë fetare por edhe politike me qëllim të kompremetrimit të kombit dhe  fese sonë të pastër si loti. Siq e dini feja jonë eshte humane dhe e solidaritetit e jo e krimeve e maskarellëqeve. Prandaj ai far Lavdrimi që u pa se fundit ne disa video interneti, me marrinat e një «kastraveci» në Siri nuk mund të kompremtohet feja e as kombi ynë. Ne lavdrohemi e krenohemi me vepra tjera njerezore e jo me keso gjërash, suphanallah !  Unë sikur me parë edhe sot apleloj  tek të rinj tanë qe t’mos marrin lakmi ne dhunë, në luftë, e t mos shkojnë në Siri as Irak sepse atje ka mjaft djem të rinj për të marrur me këto punë, secili të merret me vendin e vet… Populli sirian as ai irakian apo afganistan nuk ka nevojë për 10 a 15 djemë tanë , apo edhe për 200 sish, nëse do të ishin…”

Sipas, imam Jakupit  “nëse një gjamat i yni, apo unë vet merrem me punë të liga qoftë me hajni, drogë apo me ndonje krim tjetër ne duhet larguar  nga ky mjedis madje edhe duke i dhënë denimimin e merituar.  Por askush nuk s ka të drejtë të akuzojmë  xhaminë, këtë tempull të shenjtë të diturisë dhe humanizmit  apo tërë Preshevën. Me nje person nuk mund të indetifikosh e as të njollosësh tërë një  fe, nje mjedis  apo komb, siq po pretrendojnë disa qarqe..”


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni